Panorama (Albania)

Gazetari rrëfen bisedën me drejtorin e Policisë: Më tha shkopi i gomës nuk të çan

-

Gazetari dhe kryeredakt­ori i “RD”- së, Bledi Kasmi, deklaron se drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka tentuar të manipulojë dhunën e ushtruar ndaj tij në protestën e opozitës. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” të gazetares Nisida Tufa, Kasmi ka deklaruar se në vizitën që i ka bërë drejtori i Policisëm i ka thënë se nuk është goditur nga një shkop gome.

Juve ju vizitoi edhe drejtori i Policisë së Shtetit. Ishte një vizitë edhe në kuadër të takimit edhe me gjashtë efektivët që mbetën të plagosur?

Unë nuk e di kush mund t’i ketë lënduar ata efektivët e Policisë. E vërtetë është që erdhi drejtori i Policisë, më uroi shërim të shpejtë dhe më pas tentoi menjëherë të manipuloi situatën, siç e kanë zakon në të tilla raste. Një rast që, për mendimin tim, dëshmon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Çfarë ju tha? Në sy edhe të dëshmitarë­ve që ishin këtu, edhe të mjekut kirurg, më tha se shkopi i gomës nuk të çan. Më pyeti se si u dëmtova dhe i shpjegova të njëjtën gjë, duke i thënë se u çava nga goditjet e shkopit të gomës. Më tha se shkopi i gomës nuk të çan. Ndërkohë, që shkopi i gomës është nga një përbërje që jo vetëm të çan, por ta ndan kokën në dysh. Sipas tij, me çfarë ishit çarë? Përgjigjen në të vërtetë nuk ia dhashë unë, por mjeku kirurg. Ai i shpjegoi se kjo është goditje nga një mjet i fortë i rrumbullak­ët. Pasi lloji i çarjes në kokë ku kanë ndërhyrë mjekët, të cilët kanë bërë dhjetë qepje, nuk ka qenë prerës. Doktori ka shpjeguar se lloji i çarjes në kokë nuk ka qenë nga një mjet mprehës. Në atë moment, ai nuk foli, por tha se e rëndësishm­e për ne është shëndeti dhe pastaj vijnë të tjerat. Ju vetë çfarë i thatë? Unë i thashë që ishte shkop gome. Madje, një nga familjarët dhe miqtë që ishin këtu, i tha ta bëjmë provë nëse të çan apo jo shkopi i gomës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania