Panorama (Albania)

STRESI NË KRYE TË PROTESTËS, MBRON POLICËT NGA DHUNA

-

Thirrjes së Lulzim Bashës për të marshuar drejt sheshit “Skënderbej”, protestues­it iu bindën deri në momentin që iu afruan godinës së Ministrisë së Brendshme.

Të informuar se Fatmir Xhafaj ndodhej në zyrë, protestues­it rrëzuan njëra pas tjetrës të gjitha rrjetat e vendosura pranë ministrisë, duke u përballur menjëherë me efektivët e Policisë. Në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme, protestues­it qëlluan me shishe plastike, gurë, dërrasa, të cilat i gjetën lehtësisht në shesh për shkak të punimeve që po bëhen në qendër të kryeqyteti­t. Në ndihmë të efektivëve të Policisë erdhën edhe forcat speciale RENEA, të cilët me skafandra kanë bllokuar goditjet dhe objektet e hedhura nga protestues­it.

PROTESTUES­IT Me thirrjet “Burg për Edi Ramën”, “Qeveri e krimit” dhe “Poshtë qeveria”, protestues­it u përleshën disa herë me Policinë. Në një rast, protestues­it morën rrjetat për t’i hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë, situatë që solli edhe përplasje fizike dhe përdorimin e shkopinjve të gomës. Në rreshtin e parë të protestës ishte edhe gazetari dhe kryeredakt­ori i “RD”, Bledi Kasmi, i cili ngeli edhe i plagosur për shkak të përplasjes që pati me një prej efektivëve të Policisë. Shtyrjet e vazh- Në krye të grupit të protestues­ve të rinj që u përplasën me efektivët e Policisë ishte reperi i njohur Arkimed Luashaj, i njohur me emrin artistik Stresi. Në nisje të protestës, ai shkëmbeu një përqafim me kreun e PD- së, Basha, dhe më pas ishte aktiv përgjatë gjithë tubimit të demokratëv­e. Ajo që ka rënë në sy përgjatë gjithë zhvillimit të protestës, ishte se këngëtari është kujdesur që përgjatë gjithë 120minutës­hit të protestës, efektivët e Policisë të mos sulmoheshi­n dhe të mos lëndoheshi­n. dueshme sollën dëmtime edhe për disa protestues të tjerë. Deputetët Ervin Salianji, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia u vendosën në krye të grupit të protestues­ve për të mos lejuar përplasjen me efektivët. Në të paktën dy raste, deputetët Salianji dhe Boçi janë për- plasur edhe personalis­ht me disa prej efektivëve për t’i kërkuar të mos përdorin shkopat e gomës. NDËRHYRJA Përplasjet mes Policisë dhe protestues­ve, të thirrur në shesh nga opozita, sollën sërish pranë godinës së ministrisë kreun e PD- së, Lulzim Basha. Duke parandalua­r konfrontim­e më të forta mes turmës dhe efektivëve të Policisë, Basha u ka kërkuar protestues­ve të tërhiqen dhe të shkojnë në selinë e PD- së. Disa prej deputetëve demokratë iu është dashur të negociojnë personalis­ht me protestues­it, të cilët nuk kanë preferuar të largohen nga protesta. “Përse duhet të largohemi? Ne nuk kemi frikë. Nuk na tremb mafia dhe narkoshtet­i”, ishin shprehjet që protestues­it u kanë thënë de- putetëve të PD, duke refuzuar përfundimi­n e protestës. Pak minuta më pas ishte kreu i PD, Basha, që premtoi se beteja do të vazhdojë. “Sot, shqiptarët folën, sot foli dhe Europa, nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin, që kanë kapur drejtësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të afërmit e tyre nga drejtësia e vërtetë. Për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, për shpresën për Shqipërinë tonë europiane, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania