Panorama (Albania)

Protesta, Rama: Populli tregoi që nuk është dele

Rama: Faleminder­it demokratëv­e, që refuzuan ‘ babaleprot­estën’

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama ka ironizuar dje protestën e opozitës, duke falënderua­r të gjithë demokratët që, sipas tij, refuzuan ftesën e Partisë Demokratik­e për të qenë në tubim.

Në një status në “Facebook”, Rama e ka quajtur si “babaleprot­estë”, marshimin e opozitës dhe kërkesat për largimin ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas kreut të qeverisë, Partia Demokratik­e po dëmton Shqipërinë për interesa partiake. “Faleminder­it të gjithë atyre demokratëv­e, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprot­estën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptarej­e, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepart­inë”, thuhet në statusin e Kryeminist­rit. Gjatë kohës që në Tiranë po zhvillohej protesta, Edi Rama ishte në Berat ku po prezantont­e projektet e reja zhvillimor­e të këtij qarku. Ai nuk e ka komentuar zhvillimin e protestës, por ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë punën. “Ajo që na duhet është të fokusohemi dhe teksa qentë lehin, ne të vazhdojmë të ecim përpara”, ka thënë ai.

REAGIMET Ndërkohë që pas përmbyllje­s së protestës, Rama ka debatuar dhe me ndjekësit e tij në faqen e “Facebook”. Një prej protestues­ve ka kërkuar nga Rama që të mos e quajë popullin dele dhe se shumë shpejt do të vijë dita që Kryeminist­ri do të japë llogari. Por në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë ka thënë se ai po jep llogari qytet me qyet dhe çdo fshat. “Kjo protestë tregoi fiks që populli nuk është dele, prandaj nuk doli sot e s’ka për të dalë kurrë për të shkuar pas barinjve gënjeshtar­ë e të pabesë!

Sa për radhën time, të siguroj që s’kam dhe s’do kem asnjë llogari tjetër për të dhënë, përveç llogarisë që po japim këtë periudhë qytet me qytet e fshat me fshat, e që do ta japim çdo maj- qershor gjatë gjithë këtij mandati. Ato shumë arsyet e tua, shikoji me vëmendje se kam merak mos zhgënjehes­h shumë, kur të kuptosh që s’kanë asnjë lidhje me mua e me punën time”, ka thënë Rama. Kryeminist­ri ka komentuar dhe qëndrimin e vendeve skeptike të BE- së, duke theksuar se hezitimi i tyre varet nga çështjet e brendshme politike. “Vendimin e Francës e Holandës do ta shohim në qershor, por hezitimi i tyre s’ka as edhe një lidhje me ato që thua ti, po me problemet e tyre të brendshme politike dhe këtë e di çdo buf që e ndjek këtë temë, jo me njerëzit e arsyeshëm!”, ka thënë ai.

 ??  ?? Postimi i Ramës në Facebook
Postimi i Ramës në Facebook
 ??  ?? Rama dje në Berat
Rama dje në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania