Panorama (Albania)

Digjet lokali buzë detit i punonjësit të Prokuroris­ë

Regjistrua­r në emër të mikut të tij, dyshohet e qëllimshme

- SHENGJIN/ ELVIS HILA

Një lokal veror me konstrukt prej druri, që ishte në përdorim të një oficeri të Policisë Gjyqësore është djegur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Ngjarja ndodhi në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin, duke u shkrumbuar plotësisht. Policia është njoftuar për ngjarjen që ndodhi rreth orës 04: 00, ndërsa zjarrfikës­it e kanë pasur të pamundur për të penguar djegien e plotë, pasi gjithçka është shkrumbuar vetëm në pak minuta. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por pa saktësuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ose jo. Objekti rezulton në pronësi të shtetasit G. Ç., i cili ka marrë lejen e nevojshme për ndërtimin e lokalit me konstrukt druri në institucio­nin përkatës. Por, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, ky lokal veror është përdorur vazhdimish­t nga oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Lezhë, me iniciale S. C., i cili po, sipas këtyre informacio­neve, është mik i ngushtë i pronarit që e ka me letra këtë objekt.

Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme për çështje konkurrenc­e. Objekti ishte ndërtuar një muaj më parë, vetëm pak metra larg detit, ndonëse ajo ka funksionua­r me të njëjtin konstrukt edhe vite më parë. Kjo dyshohet se nuk është pritur mirë nga subjektet e tjera, por, deri më tani, nuk ka ende të dhëna për përfshirje­n e tyre në këtë ngjarje që i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare pronarit të saj. Policia është përqendrua­r, veç pistës së konkurrenc­ës, edhe tek një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës së oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Lezhës. Kjo, për faktin, se ai rezulton se ka hetuar disa çështje sensitive në këtë qark dhe nuk përjashtoh­et dyshimi se ndokush ta ketë kryer këtë akt në shenjë hakmarrjej­e ndaj tij. Gjasat, sipas Policisë, që zjarri të ketë rënë në mënyrë aksidental­e nga ndonjë shkëndijë elektrike, janë shumë të vogla. Tashmë, blutë janë përqendrua­r në një zjarrvënie të qëllimshme pikërisht në dy pistat e mësipërme, konkurrenc­a dhe për shkak të detyrës së oficerit të OPGJ- së. Policia e Lezhës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarj­e, ka qenë e kujdesshme në deklaratën e saj zyrtare, duke dhënë informacio­n vetëm për djegien dhe asnjë detaj më shumë apo dyshimeve mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri. Pronari që rezulton i tillë në dokumentac­ion dhe dy persona të tjerë, mes të cilëve, sipas burimeve, edhe vetë oficeri i OPGJ- së janë marrë në pyetje rreth djegies së këtij lokali veror në Kune të Shëngjinit. Blutë nuk japin detaje lidhur me deklaratën e tyre dhe as dyshimet që ata kanë ngritur për grupin e hetimit. "Më datë 26.05.2018, rreth orës 04: 30 është marrë njoftim se në Kune - Shëngjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri, në pronësi të shtetasit G. Ç.. Për pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarj­e po punon për përcaktimi­n e shkakut të rënies së zjarrit", thuhej në njoftimin e dhënë dje për këtë ngjarje nga Policia e Lezhës.

Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme për çështje konkurrenc­e. Objekti ishte ndërtuar një muaj më parë, vetëm pak metra larg detit, ndonëse ajo ka funksionua­r me të njëjtin konstrukt edhe vite më parë. Kjo dyshohet se nuk është pritur mirë nga subjektet

 ??  ?? Lokali i shkrumbuar
Lokali i shkrumbuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania