Panorama (Albania)

Pajtohen sërish, Kim Jong Un e Moon Jae- in në samit surprizë

Takimi mes liderëve koreanë, për paqen e samitin Kim - Trump

-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon- Jae- in, u takuan për herë të dytë në një muaj për të diskutuar angazhimet e paqes që arritën në samitin e tyre të parë.

Ata gjithashtu folën edhe për takimin e mundshëm të Kim me Presidenti­n e SHBA, Donald Trump, muajin e ardhshëm. Takimi mes dy drejtuesve koreanë ishte surprizë, pasi pak ditë më parë, Kim Jong Un e anuloi samitin e tyre të dytë për shkak të një stërvitjej­e të madhe ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut, të cilën Koreja Veriore e quajti provokim. Zyrtarët koreanover­iorë thanë se ka mundësi që të anulohet edhe takimi mes Kim Jong Un dhe Presidenti­t amerikan Trump. Por Shtëpia e Bardhë njoftoi ato ditë se po vazhdonte planifikim­in për takimin e Singaporit mes dy liderëve më 12 qershor. Ishte një deklaratë e zv. presidenti­t amerikan, Mike Pence, që krahasoi Korenë e Veriut me Libinë, e cila e tensionoi më shumë situatën. Zyrtarët koreanover­iorë u shprehën me një gjuhë dënuese në këtë rast, duke e quajtur zv. presidenti­n Pence, një injorant. Kundërpërg­jigjja nga Shtëpia e Bardhë ishte anulimi i takimit mes Trump dhe Kim, pikërisht pak orë pasi u shkatërrua zona e testimit të raketave nukleare në Korenë e Veriut, ku dëshmuan edhe disa gazetarë që ishin të pranishëm. Pas anulimit të takimit, reagimi nga Koreja e Veriut ishte se ata kanë ende interes për takimin. Dhe kështu, Presideti Trump tha një ditë pasi e anuloi takimin e Singaporit me Kim, se mbase edhe mund të ndodhë, më 12 qershor ose në datë tjetër. Kështu, të shtunën pati një takim të paparalajm­ëruar mes Kim dhe Moon. Zyra presidenci­ale e Koresë së Jugut tha se Presidenti Moon do të njoftojë personalis­ht rezultatin e samitit të së shtunës. Takimi ndodhi përsëri në një fshat armëpushim­i kufitar mes dy Koreve. Në samitin e tyre të parë në prill, Kim dhe Moon shpallën aspiratat për një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe paqe të përhershme, të cilat Seuli u përpoq t’i paraqesë si një hap të rëndësishë­m për të organizuar samitin me Trump. Pritet që pas këtij samiti, kur Presidenti koreanojug­or të flasë për rezultatin, të përmendë edhe takimin e mundshëm mes Kim dhe Trump, që do të ishte takimi i parë në histori mes një Presidenti amerikan dhe një lideri koreanover­ior. “Takimi i parë nuk do t’i zgjidhë të gjitha, por edhe sikur mosmarrëve­shjet të zgjidhen një e nga një, do të shërbente që marrëdhëni­et të bëheshin më mirë, në vend që të përkeqësoh­eshin”, tha zëvendëskr­yeministri i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan.

 ??  ?? Kim Jong Un dhe Moon Jae- in në takimin e dytë
Kim Jong Un dhe Moon Jae- in në takimin e dytë
 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania