Panorama (Albania)

E pamundur që ish- spiuni të jetë helmuar me helm ushtarak

-

Vladimir Putin tha se është e pamundur që Sergei dhe Yulia Skripal të jenë helmuar me agjent nervor të shkallës ushtarake, pasi do të kishin vdekur menjëherë nëse do të ishte kështu. I pyetur se kush ishte përgjegjës për helmimin e tyre në Salisbury më 4 mars, Presidenti i Rusisë tha se ai dëshironte një hetim objektiv. Qeveria britanike ka fajësuar vazhdimish­t Rusinë për sulmin me “Novichok” ndaj ish– spiunit, 66 vjeç dhe vajzës së tij 33 vjeçe. Por Putin këmbënguli se: “Unë nuk jam një ekspert për ata agjentë toksikë të gradës ushtarake, por nëse do të ishte përdorur një substancë e tillë, atëherë viktima vdes menjëherë … në kontakt. Por ky nuk është rasti dhe Sergei Skripal me vajzën e tij janë gjallë. Ata kanë dalë nga spitali tani dhe siç kemi parë në TV së fundmi, vajza e tij është shumë mirë, pra, falë zotit, të gjithë janë gjallë, të gjithë janë mirë. Pra, të thuash se është përdorur një agjent nervor ushtarak, nuk është e mundur dhe kjo hedh dyshime mbi çdo gjë që është thënë nga Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi”, tha Putin. Presidenti i Rusisë po fliste për krerët e agjencive të lajmeve, përfshirë “Press Associatio­n”, në prag të Forumit Ndërkombët­ar Ekonomik në Shën Petërburg ( SPIEF). Në një konferencë me Kancelaren gjermane Angela Merkel javën e kaluar, Putin bëri një deklaratë të ngjashme për Skripal. Ai i uroi atij shëndet të mirë, por tha: “Zoti i dhuroftë atij shëndet të mirë... Nëse do të ishte përdorur një helm i gradës ushtarake, ai do të kishte vdekur në vend. Falë Zotit, ai e mori veten dhe doli nga spitali”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania