Panorama (Albania)

Reali mbret i Europës, tre Champions radhazi

Madrilenët dominojnë, Salah e Karvahal dalin mes lotësh

-

Real Madrid shkruan historinë. Tre Champions radhazi për të 13- ën në total, janë me të vërtetë shumë në kohët moderne të Ligës së Kampionëve.

Merengesat e Zinedin Zidanë janë shpallur kampionë Europe në Kiev, duke mundur 3- 1 Liverpulin e magjikut Jurgen Klop. Finalja e katërt në pesë vite për Realin, ishte një avantazh në start për spanjollët, përballë Liverpulit dhe në fund, eksperienc­a në njërin kah e mundi pasigurinë në anën tjetër. Benzema, pas gabimit të portierit Karius, dhe Mane mbajtën baraspeshë­n në të dytën, por futja e Bejl me një super roveshatë dhe gol nga distanca ( sërish pasiguri e portierit të Liverpul), i dhanë të drejtë Zidanit, i cili po shtron me lavdi karrierën e tij si trajner.

PJESA E PARË

Ishte Liverpul me një vendosje më të saktë në fushën e lojës. Mbrojtje hermetike, me disa linja që qëndronin pranë njëra- tjetrës, si dhe një kundërsulm shumë i shpejtë. Megjithatë, në start ishte Ronaldo në të djathtë që doli në pozicion goditës, por gjuajtja e portugezit përfundoi mbi tra. Pjesa tjetër ishte dominim deri diku më i lartë i Liverpulit. Skuadra e Klop kishte qartësi dhe arrinte që të ishte efikase në pasime të shkurtra, që i jepnin metra në fushën e lojës. Disa gabime në mesfushë për Realin, bënin herë pas here që të kishte panik në zonën e spanjollëv­e. Liverpul ishte më konkret me rastet për shënim, por Navas ishte në lartësinë e duhur për finalen. Në fund, një aksion i Realit bëri që Ronaldo të godiste dhe më pas Benzema, pas pritjes së portierit që gjeti golin e avantazhit, por anësori akordoi pozicion jashtë loje. Pjesë e parë e luftuar, por me rrjeta të paprekura dhe dy lojtarë që dolën në lot nga fusha e lojës, nga një për çdo ekip.

PJESA E DYTË

Duhet një episod i portierit Karius, që Real të zhbllokont­e. Portieri hedh topin në këmbët e sulmuesit që vetëm e shtyn në rrjetë. Mirëpo, festa zgjat vetëm katër minuta. Në të 55- ën, Mane shënon dhe barazon rezultatin. Sfida rihapet, por Real Madrid ka një kartë që quhet Bejl. Një harkim i Marselos në qendër të zonës gjen uellsianin, i cili bën roveshatë të mrekullues­hme, duke e dërguar sferën në një kënd që portieri e kish të pamundur të reagonte. Madrilenët rimarrin avantazhin dhe më pas kontrolli i ndeshjes është më i thjeshtë. Ndërkohë që Liverpul tentonte që të shtynte përpara, është sërish Bejl që bëhet protagonis­t. Në të 83ën, një gjuajtje nga distanca gjen portierin Karius të pav- endosur, i cili nuk e ndalon dot sferën dhe 3- 1. Rezultat që do të mbetet në fuqi deri në fund, me gjithë tentativat e të dyja ekipeve për të shënuar. Një episod i pakëndshëm në fund, në momentin kur Ronaldo ish në zonë për të goditur, bën që një tifoz të ndërpresë aksionin. Megjith- atë, Real Madrid udhëheq historinë. Tre Champions radhazi dhe 13 në total në historinë e galaktikav­e. Zidan? Njeriu magjik i fushës, tashmë është harruar dalëngadal­ë, pasi në stol po bën mrekulli të njëpasnjës­hme… Tre Champions radhazi janë vetëm fillimi i karrierës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania