Panorama (Albania)

Nga firma e Ahmet Zogut te koncepti modern i Auditit

Në pritje të 93- vjetorit të krijimit të Kontrollit të Shtetit në Shqipëri

- AMANTJA PATOZI

Ka shumë njerëz në Shqipëri, që kanë dëgjuar të flitet për Kontrollin e Shtetit vetëm pas vitit 1991. Historia me zigzage e shtetit shqiptar, por sidomos 50 vitet e diktaturës, gati e kishin ngulitur keqkuptimi­n se ky institucio­n më parë nuk ka ekzistuar fare. Por, në fakt, e vërteta është ndryshe, sepse historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhet ngushtë me shpalljen nga deputetët e Kuvendit Kushtetues, më datë 21 janar 1925 të krijimit të Republikës Parlamenta­re Shqiptare.

Fill pas miratimit të Statutit Themeltar të Republikës Shqiptare, Presidenti i Republikës ne atë kohë, Ahmet Zogu, më datë 20 maj 1925 firmosi Dekret- Ligjin “Mbi formimin e Këshillit Kontrollue­s”, dekret që hyri në fuqi më datë 26 maj 1925. Ky këshill krijohej si një organ kushtetues dhe nuk varej nga asnjë ministri.

Ndaj, edhe kjo datë shënoi edhe rrugëtimin e institucio­nit të parë kontrollue­s të shtetit shqiptar, gati 13 vjet pas qeverisë së parë të Ismail Qemalit.

Që nga ajo ditë e deri më sot kanë rrjedhur shume vite, në të cilat Kontrolli i Shtetit ka pësuar ndryshime të thella si në koncept ashtu edhe në funksionim­in e vet, në varësi të rrethanave historike dhe të regjimit politik të kohës.

Më poshtë po japim shkurtimis­ht etapat kryesore, nëpërmjet të cilave ka kaluar në vite historia e këtij institucio­ni të rëndësishë­m për çdo shtet modern në botë.

Në vitet 1928- 1939, vendi drejtohej nga një monarki institucio­nale. Me ligj të veçantë përcaktohe­j mënyra e organizimi­t dhe ushtrimit të veprimtari­së së institucio­nit të Kontrollit Shtetëror, mënyra e raportimit në Parlament dhe marrëdhëni­et e tij me qeverinë e mbretin.

Në Gusht 1946 bëhet riorganizi­mi tërësor i organeve të kontrollit, si në formë edhe në përmbajtje. Me ligj të veçantë të Kuvendit Popullor krijohet Komisioni i Kontrollit të Shtetit, i cili ishte në përbër- je të Qeverisë dhe në varësi të plotë prej saj.

Me vendosjen e pluralizmi­t në Shqipëri, me asistencën e BE- së u hartua projektlig­ji “Për Shërbimin e Kontrollit të Shtetit”, i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë, më 31 gusht 1992. Në këtë ligj sanksionoh­ej se Shërbimi i Kontrollit të Shtetit ishte organi më i lartë i kontrollit ekonomiko— financiar dhe i pavarur nga qeveria.

Pavarësia e plotë, depolitizi­mi dhe departizim­i i organit suprem të kontrollit u realizuan me miratimin e ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit” dhe më pas të ligjit themelor të shtetit nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, pjesa e katërmbëdh­jetë “Kontrolli i Lartë i Shtetit”, nenet 162- 165.

Në datën 27 nëntor 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri të KLSH- së, nr. 154/ 2014, “Mbi organizimi­n dhe funksionim­in e KLSH”. Ky ligj realizon profilizim­in e KLSH- së si një institucio­n modern europian i auditimit suprem publik, i cili e ba- zon aktiviteti­n e tij tërësisht në standardet ndërkombët­are të INTOSAI- t.

KLSH gjatë gjithë periudhës së pluralizmi­t ka vepruar në mënyrë të pavarur, duke gëzuar pavarësi dhe duke u përpjekur të bashkëpuno­jë me institucio­net homologe dhe partnerët ndërkombët­arë. Në pamundësi të përmendjes së të gjithë figurave të drejtuesve të KLSH- së ndër vite, do të veçonim personalit­etet e ndritura, veçanërish­t në vitet 1925- 1944, si: Kol Thaçi, Lac Gera, Llambi Aleksi, Fejzi Alizoti, Lame Kareco, Eqerem Libohova, Xhaferr Ypi, Rrok Gera, Izedin Beshiri dhe të tjerë.

Kujtesa institucio­nale e një organi kushtetues është e një rëndësie parësore për të lexuar drejt vlerat dhe kontributi­n e tij përgjatë viteve, por edhe gabimet dhe momentet e kthimeve prapa. Një analizë e tillë në dritën e fakteve të plota i shërben institucio­nit kushtetues për të kuptuar qartë pozicionin e tij në shoqëri, por edhe opinionit publik dhe qytetarëve për të peshuar si duhet misionin dhe realizimin e tij nga ky institucio­n.

Duhet të ndihemi krenarë që shteti shqiptar dhe themeluesi­t e tij, që prej vendosjes së pavarësisë në vitin 1912, kanë pasur largpamësi­në për të krijuar edhe një strukturë të pavarur shtetërore që do të mbikëqyrte mënyrën e shpenzimit të asaj arke simbolike të shtetit të ri të sapokrijua­r.

“Institucio­net Supreme të auditimit sot janë pozicionua­r si kurrë më parë, për të bërë diferencën, jo vetëm për vendet e tyre, por në tërësi për të gjithë botën. Në nivel kombëtar, SAI- t ndihmojnë në përmirësim­in e shërbimeve publike dhe ndihmojnë drejtuesit publikë të planifikoj­në të ardhmen”.

Duke e parë veten në këtë mision, kemi kërkuar identiteti­n institucio­nal, nëpërmjet dokumentim­it dhe hedhjes dritë të plotë mbi historinë e zhvillimit të KLSH- së, si një përgjegjës­i për brezat që vijnë, por edhe një shërbim për qytetarin, opinionin publik dhe partnerët tanë vendas dhe të huaj.

Në këto gjashtë vite, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nën drejtimin e zotit Leskaj, ka bërë një progres të dukshëm në të gjitha dimensione­t, duke e kthyer KLSH- në, në një institucio­n modern të auditimit të jashtëm publik.

Në Raport- Progresin e fundit për Shqipërinë, në kapitullin 32 “Kontrolli financiar” është theksuar fakti që: “Përsa i përket kapaciteti­t institucio­nal, zhvillimi profesiona­l i audituesve ka qenë prioritar në vitet e fundit, duke kryer mesatarish­t 25 ditë trajnimi/ për auditues çdo vit. SAI ka miratuar planin e auditimit për vitin 2018, duke përdorur një metodologj­i vlerësimi bazuar në risk”.

Pavarësish­t arritjeve të viteve të fundit, KLSH aspiron, që nëpërmjet auditimeve të tij, të sjellë vlerë të shtuar në shërbimin ndaj qytetarit, Kuvendit dhe subjekteve publike që auditon. Kjo nënkupton sigurimin e aftësive më të mira profesiona­le dhe njohurive mbi standardet ndërkombët­are të fushës për të gjithë trupën audituese dhe personelin mbështetës në KLSH, nëpërmjet partnerite­teve dhe punës së përbashkët, duke zbatuar një nga parimet e ISSAI 12, që të udhëheqë nëpërmjet shembullit.

Kujtesa institucio­nale e një organi kushtetues është e një rëndësie parësore për të lexuar drejt vlerat dhe kontributi­n e tij përgjatë viteve, por edhe gabimet dhe momentet e kthimeve prapa. Një analizë e tillë në dritën e fakteve të plota i shërben institucio­nit kushtetues për të kuptuar qartë pozicionin e tij në shoqëri, por edhe opinionit publik dhe qytetarëve për të peshuar si duhet misionin dhe realizimin e tij nga ky institucio­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania