Panorama (Albania)

Qeveria rrit pensionet, shtesa për çdo kategori

Qeveria vendos të rrisë me 2.8 për qind pensionet. Zbardhet vendimi i plotë dhe shtesa për të 18 kategoritë. Pensioni i ri nis nga 1 korriku

- TIRANE

Nga data 1 korrik, nuk do të ketë më pensione nën 15528 lekë në muaj. Qeveria miratoi dje indeksimin e të gjitha pensioneve në masën 2.8 për qind.

Rritja është gati e barabartë me atë të një viti më parë, kur pensionet u shtuan para fushatës elektorale me 3 për qind. Gazeta zbardh të plotë vendimin, me shtesat për të 16 kategoritë e pensionist­ëve në të gjithë vendin. Nga rritja e pensioneve e parashikua­r në këtë vendim do të përfitojnë rreth 665 mijë pensionist­ë, prej të cilëve rreth 490 mijë janë pensione qyteti, rreth 155 mijë janë pensionist­ë që marrin pensione fshati dhe rreth 20 mijë janë pensione të parakohshm­e suplementa­re të ish- ushtarakëv­e.

SHTESA PËR ÇDO KATEGORI Shtesa e re 2.8 për qind është e barabartë me 364 lek/ muaj më shumë për pensionet e ulëta dhe 729 lekë në muaj më shumë për pensionet e larta. Gjithmonë për ata që kanë dalë në pension para datës 31 dhjetor 2014. Për fshatin, shtesa është më e vogël. 250 lek/ muaj për pensionet e ulëta dhe 364 lekë në muaj për pensionet e larta. Edhe pse duket një rritje e vogël, në total qeveria duhet të shpenzojë 1,545 miliardë lekë ose rreth 15 milionë usd, vetëm për 6- mujorin e dytë të këtij viti. Shtesa për një vit fiskal arrin në 30 milionë usd. Gazeta po boton sot tabelat e plota për çdo kategori pensionist­ësh bashkë me ndryshimin e pensionit. Nga 1 korriku, çdo pensionist do të marrë pensionin e ri. Lajmin për miratimin e indeksimit të pensioneve dje e dha vetë Rama. “Në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël në raport me nevojën, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionist­ë, pasi kemi rritur pensionet mbi inflacioni­n. Nëse do t’i referohesh­in shifrave, kemi vendosur 15 milionë dollarë plus në paketën e pensioneve, me 2.8%, duke nisur nga data 1 korrik”, theksoi Rama. Në fakt, indeksimi i pensioneve nuk llogaritet mbi inflacioni­n e përgjithsh­ëm. Që pas reformës, indeksimi i pensioneve bazohet në rritjen e çmimeve të disa produkteve të tjera nga shporta e popullatës. Ku bazë janë ushqimet dhe ilaçet. Ndryshe nga inflacioni që ka rezultuar në rritje me rreth 2.1 për qind, shporta e pensionist­ëve është rritur me rreth 2.8 për qind. Ndaj, indeksimi vetëm sa i barazon jetesën një pensionist­i. Ai do jetojë edhe në 2018- ën njësoj si në 2017- ën, pa asnjë të ardhur më shumë. SA BËHET PËRFITIMI MUJOR Vendimi i saktëson të gjitha rritjet për kategoritë. “Pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë filli- mi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensime­t nuk mund të jenë me të vogla se 15528 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 27257 lekë në muaj”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, qeveria përcakton se nga 1 korriku, “Të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10.051 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshm­e, shtuar me kompensime­t, nuk mund të jenë më të vogla se 15.528 lekë në muaj”. Këto janë parametrat për pensionet e vjetra, pra ato para reformës që i ndau pensionist­ët në dy kategori, para vitit 2015 dhe pas vitit 2015. Për kategorinë e dytë, pra për pensionist­ët që do dalin tani në pension, shtesa bazohet te pensioni social. Edhe pensioni social është shtuar me 2.8 për qind. Sipas vendimit, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 01.01.2015 e në vazhdim, e ardhura minimale nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila nga 7064 lekë bëhet 7262 lekë në muaj. E ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në masën e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania