Panorama (Albania)

Mungesat në festën e 27- vjetorit të PS, Rama: Më të mirë se ne s’keni parë

Balla: Sot, 27 vite më vonë, Partia Socialiste është krenare që mbetet luftëtarja kryesore për integrimin europian të Shqipërisë

- ARISTIR LUMEZI

Socialistë­t festuan dje 27- vjetorin e krijimit të partisë së tyre. Festimet u zhvilluan njëkohësis­ht në të 61 bashkitë e vendit, ndërsa në Tiranë, ceremonia festive u zhvillua në oborrin e Muzeut Kombëtar.

Mungoi në këtë ceremoni kreu i saj, Edi Rama, i cili ishte në Durrës me ministrat e tij në turin llogaridhë­nës. Ra në sy mungesa e disa figurave të vjetra të kësaj partie, si Servet Pëllumbi, i cili ka qenë gjithmonë prezent në çdo përvjetor, Namik Dokle, Arta Dade etj.. Mungesa u panë dhe nga partitë parlamenta­re, PD apo LSI, të cilat kanë marrë pjesë zakonisht me përfaqësue­sit e tyre. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, tha se PSja është forca që po e çon vendin drejt integrimit europian. “Sot, 27 vite më vonë, Partia Socialiste është krenare që mbetet luftëtarja kryesore për integrimin europian të Shqipërisë. Sot beteja jonë është: të shtrojmë rrugën finale drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian, duke e bërë Shqipërinë pjesë reale të Europës. Po përse duhet jenë krenarë socialistë­t shqiptarë sot? Çdo socialist është krenar para qytetarëve shqiptarë, si kontribuue­s i madh i modernizmi­t të Shqipërisë”, tha Balla. Socialistë­t, sipas kryetarit të Grupit Parlamenta­r Socialist, transformu­an kryeqyteti­n. “Socialistë­t shqiptarë janë krenarë që kanë transformu­ar çdo qytet të Shqipërisë, çdo qendër të madhe urbane të saj, duke e rilindur dhe duke e bërë Shqipërinë të jetueshme në çdo skaj të saj. Socialistë­t shqiptarë janë po aq krenarë që me rikthimin tonë në krye të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti i cili rrezikonte të asfiksohej nën “gërhimat e gjumit” të Lulzim Bashës, sot po kthehet në destinacio­net kryesore europiane të turizmit me imazhin e një qyteti modern”, tha Balla. Kryetarja e PS- së së Tiranës, Blerina Gjylameti, vlerësoi betejat e kësaj strukture për zgjedhjet e 2017- s apo dhe ato për Bashkinë e Tiranës. Ceremoninë e djeshme në oborrin e Muzeut Kombëtar e hapi kryetari i parë i PS- së së Tiranës më 1991, Halil Lalaj, dhe tregoi arsyet e transformi­mit të PPSH- së në parti Socialiste. “Tanimë, në 27 vjet, mund t thuash me plot gojën se Partia Socialiste është parti me histori. Na u desh të zgjohemi në 1991 dhe u zgjuam, u bëmë bashkë për vet- en tonë, për fëmijët tanë, për ata me të cilët ndanim halle të përbashkët­a. Në Shqipëri, 160 mijë anëtarë të Partisë së Punës, 11 mijë në Tiranë dhe qindra- mijëra të tjerë, njerëz të thjeshtë, të lidhur me atë sistem, nuk mund të liheshin pa alternativ­ë. Prandaj u zg- jod h deviza jetëgjatë e socialdemo­kracisë, eci lana bashkoi dhe na bëri fitues”, u shpreh Lalaj. Ai kërkoi që debati të mos shuhet në PS. “Një opinion përtej pensionist­ësh, sugjeron që debati i brendshëm në parti të mos mbetej në “na ishte një herë..”. Me dijen që partia është një organizëm i gjallë, me vetëdijen se kundërshta­ri i sotëm më i egër nuk është Berisha e aq më pak Basha, se kundërshta­ri i sotëm më i egër është vetvetja, me dëshirën për të qenë fitimtarë mbi çdo të keqe, ngado që të vijë, e mbyll këtë fjalë duke u uruar të gjithëve gëzuar festën e familjes sonë të përbashkët”, u shpreh Lalaj.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, nga ceremonia festive në Tiranë
Dje, nga ceremonia festive në Tiranë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania