Panorama (Albania)

Basha: Rama, Tahiri e Xhafaj, pengesa për negociatat

Basha: Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, iu referuar deklaratav­e të zv/ kryetarit të Kancelares gjermane, Angela Merkel, për të sqaruar se mesazhet e Europës po bëhen gjithnjë e më të qarta në lidhje me çeljen e negociatav­e për Shqipërinë.

Zv/ kryetari i Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU deklaroi dy ditë më parë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet për çeljen e negociatav­e, ndërkohë që theksoi se ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është “peshk i madh”, ndaj edhe çështja e tij është shumë serioze. Sipas Bashës, hapja e negociatav­e dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh personale, siç është përpjekur ta shesë Kryeminist­ri Rama. “Hapja e negociatav­e dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh personale. Është një proces i vërtetë i veprimit dhe sjelljes si europiane. Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat në Shqipëri shkojnë mire, ka dështuar. Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës. Sot nuk ecin më gënjeshtra­t, mashtrimet, kërcënimet dhe fajësimet e të tjerëve. Mesazhet e zv/ kryetarit të Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatav­e, se Tahiri është ‘ peshk i madh’ dhe Xhafaj duhet të largohet, janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtra­t nuk ecin”, tha Basha.

NEGOCIATAT Kreu i opozitës shprehu dakordësit­ë me zv/ kryetarin e partisë së Merkel, kur deklaroi se Gjykata Kushtetues­e duhet të zhbllokohe­t dhe peshqit e mëdhenj duhet të kapen. “Duhet të zhbllokohe­t Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë dhe të krijohet SPAK. Është rritur trafiku i të gjitha drogave. Reforma zgjedhore, kusht i rëndësishë­m për hapjen e negociatav­e. Emërimet në administra­të janë në shkelje të ligjit. Peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël. Tahiri është peshk i madh. Çështja e tij është një pengesë reale për hapjen e negociatav­e. Fatmir Xhafaj është në konflikt interesi dhe vazhdimi i tij në detyrë bie ndesh me standardet europiane të sundimit të ligjit, rrjedhimis­ht dhe moslargimi i tij është pengesë për hapjen e negociatav­e”, u shpreh kreu i PD. Për Bashën, sot zgjidhjet janë të qarta nëse duam të tregojmë se e duam Europën, duke nisur që nga largimi i Xhafajt, burgosja e Tahirit dhe zgjedhje të ndershme për të larguar Ramën. “Rama, Tahiri, Xhafaj, janë sot pengesat kryesore të integrimit në BE. Zgjedhja që kemi sot përpara nesh është e qartë: Nëse duam Europën, Samir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantë­t dhe pushtetarë­t e lidhur me trafikantë­t. Nëse duam Europën, Fatmir Xhafaj duhet të largohet. Nëse duam Europën, qeveria duhet të luftojë dhe jo të mbrojë korrupsion­in, krimin dhe trafikantë­t. Nëse duam Europën, duhet të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim njëherë e përgjithmo­në shitblerje­n e votës dhe manipulimi­n e zgjedhjeve”, deklaroi Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania