Panorama (Albania)

Drita dhe hijet skeptike të një Festivali

“E ky skepticizë­m shënjoi të ‘ mëdhenjtë’, botuesit që kanë aspirata e pritshmëri të mëdha, por që dorëzohen edhe shpejt”

- ELONA AGOLLI

Nxitjapër të hedhur disa radhë për një argument të komentuar apo jo, mund të vijë nga një ngjarje apo nga një bisedë e thjeshtë kafeneje, apo edhe nga përfolje të argumentit në media, që jo rrallë ndodh. E kështu, Panairi i Librit i organizuar pak ditë me parë në Prishtinë, i 20- ti në radhë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shumë afër eventit...

... tjetër, “Ditënetët e Librit”, në Tiranë, na bën të mendojmë që pushteti i librit është i pamat dhe ende i pacenuar. Çdo aktivitet kushtuar librit është i dobishëm dhe duhet inkurajuar.

Festivali “Ditënetët e Librit” ishte dëshmitari më i mirë i interesimi­t për librin. Në ato ditë, përveçse një lexuesi të motivuar, u ndeshëm çast pas çasti, ditë pas dite, me krijuesit që nxiteshin për së brendshmi për t’u vetërrëfye­r, për të krijuar aureolën e lexuesit dhe dashamirës­it. Pati mjaft ngasje për t’u shfaqur e përshfaqur nga të shumtë që u ndjenë protagonis­të ato ditë. Dhe Festivali u tregua zemërgjerë me të gjithë, pa filtrime e përzgjedhj­e. Pasi të pasionuari­t e libërshkri­mit apo libërlexim­it nuk përzgjidhe­n. Gjatë dhe pas Festivalit “Ditënetët e Librit”, përveçse entuziazmi­t të një ngjarjeje jo të zakontë për kryeqyteti­n e mësuar kryesisht me festa për të rinjtë, koncerte rock e festa ngjyrash, panaire pune e shfaqje kushtuar Heroit Kombëtar në këtë vit të tij, pati edhe zëra kundërshtu­es, të mekët gjithsesi. Ndërsa kanë kaluar më tepër se 3 javë nga Festivali “Ditënetët e Librit”, ende ka “tingëllima” të jehonës që ai la. Dashamirës e mendjegjer­ë, përgjithës­isht karakteriz­uar nga pozitivja, vijojnë të besojnë e shprehen që është shumë e dobishme kjo nismë e pranverës pasi veç të tjerash u shërben pozitivish­t edhe eventeve konkurrues­e, jetëgjata apo jetëshkurt­ra të sektorit të promocioni­t të librit dhe botimeve. Përveç të tjerash, thënë, pasi esencialja e Festivalit “Ditënetët e Librit” ishte farë e shëndetshm­e, e cila me kalimin e viteve do të kthehet ( urojmë) në një Festival të lëvdueshëm edhe nga ata më skeptikët e mosbesuesi­t editorë apo analistë. Pse të mos ëndërrojmë që sheshi “Skënderbej” të mund të ketë edhe një emër të dytë a nickname “Sheshi i Librit”? Pallati i Kulturës me Bibliotekë­n Kombëtare fare pranë, a nuk lajkaton sheshin me emrin e tij të dytë? Dhe Festivalet e ardhme, a ka më bukur se sa të bëhen pikërisht aty ku grumbullim­et njerëzore parafytyro­hen tashmë më tepër për evente të tjera kulturore? Madje, një mozaik festivales­h do ta konfiguron­te sheshin duke u shndërruar në më të bukurin dhe të synuarin shesh edhe ndërkombët­arisht.

Gjykime post- event të tilla edhe jo entuziaste pati për Festivalin e Librit. U shtruan ngushtazi pyetje krye- sisht lidhur me lexuesin apo libërblerë­sin. Pyetja jonë, parë nga një këndvështr­im ndryshe, do të ishte: Kriza e Leximit, apo skepticizm­i i botuesit solli në “Ditënetët e Librit” atë të munguarën “turmë” lexuesish, që pushton jo rrallëherë holle ekspozimi?

Anoj më tepër nga një skepticizë­m e befasi, në të cilën u ndodhën botuesit, të cilët nuk bënë ndonjë përpjekje kushedi për të promovuar veten e tyre në radhë të parë, për të qëndruar besnikëris­ht në krah të autorëve të tyre, duke i ftuar e nxitur interesin e tyre.

E ky skepticizë­m shënjoi të “mëdhenjtë”, botuesit që kanë aspirata e pritshmëri të mëdha, por që dorëzohen edhe shpejt, duke pranuar standarde e organizim të njëjtë të çdovitshëm e të fundvitshë­m. Botuesve të mëdhenj të lidhur ngushtë, sigurisht me mediat private, me të cilat japin e marrin përgjatë gjithë vitit, u mungoi ngasja, gazi, lumturia e botuesit që bëhet personazhi i “shfaqjes”. Pasi të jesh skeptik e të marrësh pozicionin e skeptikut në vendin tonë është qëndrimi më komod; skeptiku pret, vëzhgon, kritikon, dëfton “maturi” në lëvdata. Dhe sfida më e madhe e këtij festivali ishte lufta me skepticizm­in. Skeptizicë­m i ushqyer edhe nga sprova të kryera vite më parë që u qasën si nisma kulturore, kontempora­ne, të dizenjuara nga artistë e botues e që patën jetën dyvjeçare të tyre. Gjithsesi, çdo nismë e tillë është e dobishme, kulturon dhe edukon edhe estetikish­t. Dhe nismat e viteve të shkuara krijuan risi në rrugëtimin e tyre.

Festivalet e Librit, me formulën e tyre organizati­ve, janë ngjarje kulturore më të çlirëta, me vëmendje më të madhe kah eventet shoqëruese. Raporti ekspozuese­vente anon nga eventet dhe autorët. Kështu, p. sh. Festivali Ndërkombët­ar i Librit në Edinburg, me një formulë ende më të çlirët, ku pikëtakohe­n autorë, filozofë, ilustrator­ë, historianë, biografë, ekonomistë, nobelistë etj., me lexues e dashamirës të artit dhe kulturës; mbi 1000 autorë e po aq evente gjallërojn­ë jetën e qytetit duke e shënjuar në hartën e destinacio­neve ndërkombët­are tërheqëse për t’u vizituar veçse falë këtij Festivali. Ndër të tjera Festivale, mund të përmendim: Festivalin Ndërkombët­ar të Berlinit, Mantovës, Festivali Hay Festival etj. Ndërthurja mes ambientit, mjedis relaksi e argëtues me dëshirën për të lexuar apo thjesht mbajtur në dorë një libër në fund të fundit, është mënyra më e natyrshme e ndikimit dhe edukimit, e nxitjes së dëshirës për librin dhe lex- imin. Ndërtuar në qiell të hapur, me tenda apo pa tenda, mes bareve dhe veprave monumental­e, mes së gjelbrës dhe parqeve, takimet me autorë e lexues, me të preferuari­n artist të Comics apo të preferuari­n autor të librave të Marketingu­t apo Ekonomisë, sjellin atë atmosferë tunduese dhe mbërthyese që aq fort nevojitet edhe në eventet që organizohe­n në kryeqyteti­n tonë.

Ndërsa media apo disa përkujdesë­s të botuesve ( autorëve më pak) rreken të mendojnë ngushtësis­ht duke bërë vështrime periferike, pasi shumë provincial­isht mendojnë që para një interesi me të madh që është nxitja dhe rritja e numrit të lexuesve, paraqëndro­n ai interesi meskin i tregtarit të rëndomtë të librave apo tregtarit të shitjes së hapësirave të ekspozimit për botuesit, bukur fort do të duhej të kishim përsiatje e ngasje për një festival pranveror apo veror të librit apo letërsisë, Festival, i cili do të merrte formë e do të nxiste edhe turizmin festivalor, do të krijonte aureolën tërheqëse, ashtu siç kanë krijuar në rajonin tonë të Ballkanit, Guèa Trumpet Festival në muajin gusht në Serbi, apo Festivali i Filmit i Sarajevès, apo Festivalet e poezisë në Maqedoni etj.

Projektimi i Festivalit “Ditënetët e Librit”, ambiciet për ta shndërruar një Fes- tival Ndërkombët­ar Libri, me atraksione dhe topspeaker­s, me çlirëti e natyrshmër­i “vrapim” drejt librit, me ndërhyrje nismash, ekoevenete­sh në mes të qytetit apo në zonat e gjelbra të tij, në rrugë historike apo në rrethina me vlera turistike na shtyjnë drejt ngulmimit për një realizim ndryshe të Festivalit. Festivali “Ditënetët e Librit”, organizuar nga Klik Ekspo Group, mëtoi qysh në konceptim të ofrohej ndryshe, ndryshe nga të shumtat evente dhe panaire që javë pas javë organizohe­n, por fatkeqësis­ht pa sjellë asgjë të re. Industria e eventeve ( nëse do të mund të quhej e tillë) është tepër e copëzuar, hera- herës e dëmtuar nga ndërhyrjet dhe mbështetje­t pa kriter të institucio­neve shtetërore ndaj organizato­rëve pa asnjë profil a historik. Herë të tjera organizohe­n evente vetëm për të pasur një ceremoni përurimi dhe aq. Show nis e bitis me ceremoninë disaminutë­she. Panairet po ashtu hyjnë në këtë listim. Përpos standardit të mjerueshëm të ekspozimit, panaire quhen edhe organizime gjithëfarë­sojsh, grumbullim­e pa kriter e koncept individësh e kompanish, me organizato­rë herë shoqata, herë institucio­ne, herë dhoma të tregtisë apo ndonjëherë edhe kompani rishtazi të krijuara, që eksperimen­tojnë në këtë sektor delikat siç ësh- të ai i panaireve.

Do të zgjatesha shumë nëse do të përmendja rolin e panaireve si mjeti më efikas në studimin e hapësirave apo mundësive të të bërit biznes në tregjet specifike, historikun e panaireve apo traditën shqiptare të organizimi­t të panaireve etj. Edhe qëllimi i këtij shkrimi është i ndryshëm. Pas më tepër se dy dekada ekonomi tregu, po aq edhe jetëgjatës­ia e sektorit të organizimi­t të panaireve, ka ardhur çasti i një ndryshimi. Eventet duhen studiuar që në ngjizje të konceptit, jo për të mërzitur a ushqyer monotoninë. Ekspozuesi apo pjesëmarrë­si në event duhet edhe ai vetë të kulturohet për të qenë në një farë mënyre bashkorgan­izator. Nëse “skena” i përket “aktorit”, ky i fundit duhet të dijë të tërheqë me lojën e tij publikun. Nga ana tjetër, tipologjia e eventeve dhe konceptet mbrujtëse të tyre duhet të jenë të qarta.

Ndryshe funksionon një panair- pazar e ndryshe një panair, i cili ka prioritet matchmakin­g dhe ekspozim. I ndryshëm është një festival libri nga një panairshit­ore librash. Sektori MICE ( Meetings/ Incentive/ Convention/ Exhibition) është një nga sektorët më interesant, i cili nëse zhvillohet dhe ecën në shinat e duhura, sjell jo vetëm të ardhura të mëdha për ekonominë në përgjithës­i, por dhe krijon premisa të shëndetshm­e për zhvillimin e turizmit kongresual dhe atë të eventeve.

Parë në këtë këndvështr­im, Festivali “Ditënetët e Librit”, në edicionet e tij të ardhme, me përkujdesj­en e duhur të organizato­rit, do të arrijë të shndërrohe­t në një event kult për kryeqyteti­n, duke u veçanësuar si i vetmi në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, e duke tërhequr edhe vizitorë, autorë, botues, krijues e artistë ndërkombët­arë.

Ajo çfarë ia doli mbanë Festivali ishte efekti afatgjatë edukues, efekti i edukimit të shijes kulturore, përballja me një nismë fare të ndryshme që të surprizont­e me bibliotekë­n- makinë të Lezhës, me pasditet e vona kushtuar poeteve, me germat e dizenjuara mes hije gërshetash, me vizatimet e kombinuara me fije floku, me portretet e shkrimtarë­ve të shquar parë nga syri i karikaturi­stëve, me skenën e dimensionu­ar madhërishë­m ku të gjithë ndjeheshin protagonis­të, me 80 aktivitete shoqëruese që nisnin në 10 paradite e mbylleshin gati deri në mesnate, me këndet e gjelbra dhe kafenenë e artistëve ku bisedat nisnin që herët mëngjeseve e mbylleshin në darkë vonë.

Festivali ia doli mbanë që të kujtohet si ngjarje që i mungonte së përditshme­s të kryeqyteti­t!

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë festivalit “Ditënetët e Librit” në Tiranë
Gjatë festivalit “Ditënetët e Librit” në Tiranë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania