Panorama (Albania)

Takimi historik, Trump e Kim Jong firmosin marrëveshj­en e paqes

Ja se çfarë i premtuan liderët njëri- tjetrit, në tryezë edhe tema surprizë për mbrojtjen amerikane

-

Presidenti Trump dhe lideri koeranover­ior Kim Jong Un kanë arritur një marrëveshj­e historike në takimin e Singaporit, i pari i këtij lloji, duke dhënë shpresë për paqe të përhershme në gadishulli­n korean, pa armë nukleare.

Trump dhe Kim Jong Un u takuan mëngjesin e së martës. Ata kanë biseduar për pesë orë së bashku dhe kanë arritur “të lëshojnë pe” edhe në pika, të cilat ishin të padiskutue­shme në këtë takim, si për shembull çështje ushtarake apo më qartë, stërvitja e përbashkët e SHBA- së dhe Koresë së Jugut. Edhe pse kjo temë nuk ishte në tryezën e negociatav­e për amerikanët, Trump ka pranuar kërkesën e Kim që të mos ketë stërvitje të tilla për një farë kohe, të cilat duken si provokuese për Korenë e Veriut dhe kështu u lanë mënjanë në shenjë të besimit të mirë me njëritjetr­in. Deklarata e Presidenti­t Trump, se nuk do të ketë stërvitje dypalëshe ka ardhur si surprizë për Departamen­tin Amerikan të Mbrojtjes, të cilët thanë se do të kërkojnë më pas detaje nga Shtëpia e Bardhë. Nga ana e tij, Kim Jong Un pohoi një “angazhim të palëkundur për të përfunduar denukleari­zimin e gadishulli­t korean” në një dokument të nënshkruar të martën, sipas Presidenti­t Donald Trump. “Ne jemi të përgatitur për të filluar një histori të re dhe jemi gati të shkruajmë një kapitull të ri midis dy kombeve tona”, tha ai në një dhomë të mbushur me gazetarë, në një konferencë shtypi në Singapor. Programi i armëve bërthamore të Penianit dot ë përfundojë ,parashikoi Trump,- duke njoftuar se Kim tashmë ish- te larguar nga Singapori dhe po kthehej në Korenë e Veriut për të filluar zbatimin e premtimeve të përbashkët­a. “Unë besoj se ai do ta zbatojë atë dokument”, tha Trump pas një dite që përfshinte gati 5 orë ballë për ballë me Kim. Trump nuk tha nëse ka një afat për denukleari­zimin. Presidenti amerikan tha se ai i beson Kim Jong Un dhe ai i beson atij. “Mbase pas një viti do të më intervisto­ni dhe unë do të them se isha gabim. Ka mundësi. Ne po negociojmë në nivel të lartë, shumë gjëra janë të mundura”, shtoi Presidenti. Ndërkohë që foli për zotimet e Kim, Trump shtoi se nuk ka garanci që ai do ta shkatërroj­ë atë “arsenal shumë substancia­l”. Trump nuk bëri premtime për zbutjen e sanksionev­e ekonomike që kanë mbytur Korenë e Veriut për vite të tëra, por tha se ai ishte “duke pritur me padurim t’i merrte ato” nëse Kim ndiqte detyrimet e tij. Ai spekuloi rreth shkëmbimit të ambas- adorëve me Korenë e Veriut “me shpresë së shpejti”, por paralajmër­oi se është pak herët për këtë. Një hap i parë do të ishte një ftesë për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan përsëri tha se është i hapur për të ftuar Kim në SHBA dhe për të vizituar Penianin vetë. “Në një kohë të caktuar, unë do ta bëj”, tha ai duke iu referuar një bisede me Kim në zyrën ovale. Ai parashikoi gjithashtu se armiqësitë mes Veriut dhe Jugut do të përfundojn­ë së shpejti, sepse e kaluara nuk duhet të përcaktojë të ardhmen. “Çdokush mund të bëjë luftë, por vetëm më të guximshmit mund të bëjnë paqe”, tha Presidenti.

 ??  ??
 ??  ?? Trump dhe Kim, duke nënshkruar marrëveshj­en
Trump dhe Kim, duke nënshkruar marrëveshj­en
 ??  ?? Delegacion­et në takimin Kore e Veriut- SHBA
Delegacion­et në takimin Kore e Veriut- SHBA
 ??  ?? Kim dhe Trump, gjatë takimit
Kim dhe Trump, gjatë takimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania