Panorama (Albania)

Vetingu, sot jepet vendimi për kreun e Kushtetues­es

KPK: Dedja nuk justifikon huat për shtëpinë. Avokati: Është ndihmuar nga vëllai i tij emigrant

-

Kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja, pret ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për shkarkimin ose rikonfirmi­min e tij në detyrë.

Javën e shkuar, ai u përball me KPK- në dhe sipas hetimit administra­tiv, Dedja kishte probleme me pasurinë. Kjo e vë atë në pozitë mjaft të vështirë dhe, sipas gjasave, mund të shkarkohet. Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia. Sipas KPK- së, Dedja ka paqartësi dhe para të pajustifik­uara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartament­i në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. Për këtë, Dedja ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet. Gjithashtu, si burime për blerjen e apartament­it, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, sipas KPK- së, këto hua nuk justifikoh­en. Së pari, pjesa e huas prej 15 mijë euro pa interes që vëllai i tij i ka dhënë Bashkim Dedjes, sipas deklarimev­e të tij, është e pajustifik­ueshme, pasi në të njëjtën kohë, ai ka marrë edhe një kredi prej 42 mijë eurosh për blerjen e një apartament­i. Po ashtu, edhe 10 mijë euro të marra hua nga kunati i tij, nuk justifikoh­eshin sipas deklaratav­e noteriale që ka dorëzuar Dedja, pasi në datat e lëshimit të tyre ai ka qenë jashtë vendit. Më pas, Dedja ka paraqitur një kontratë tjetër, ku pretendont­e se huaja është dhënë nga babai i kunatit të tij. Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartament­i 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpron­ësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Ded- ja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartament­i është i tiji 100 %. Edhe një apartament në Durrës u bë objekt diskutimes­h në seancë. Ai rezulton në pronësi të njërit prej vëllezërve të Dedjes, i cili jeton në Dibër. Por kontratat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm janë lidhur në emër të Bashkim Dedjes. Vëllai i gjyqtarit, gjatë fazës së verifikime­ve, nuk ka dorëzuar dokumente që provojnë se kishte të ardhura për ta blerë apartament­in.

 ??  ?? Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës Kushtetues­e
Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania