Panorama (Albania)

“Vetingu, proces që do vazhdojë me vite”

Halimi: Sistemi në kolaps, llogaridhë­nia është zero

-

të jashtë çdo kontrolli. KLD- ja nuk ka kompetenca për inspektim e ndëshkim. Ministria e Drejtësisë është përfshirë nga propaganda e reformës dhe nuk e kemi dëgjuar të kontrolloj­ë asnjë gjyqtar të vetëm prej shumë e shumë vitesh dhe ajo që shohim është se sistemi jo vetëm që është destabiliz­uar, por po çmendet.

Politika nuk e ndien dhe do ishte iluzion nëse do mendohej e kundërta. Qytetarët e ndiejnë deri në palcë. Biznesi po ashtu. Ato që dëgjon nga kompanitë e huaja në Shqipëri, bankat etj., janë haluçinant­ë. Në disa gjykata të Shqipërisë së Mesme janë ngritur edhe skenarë dhe shpikur skema korruptive haluçinant­e për të zhvatur sa biznesin, po aq edhe shtetin. Shpikjet e dëmeve biologjike ndaj biznesit dhe institucio­neve janë bërë legjendare. Kjo është një fushë që unë e njoh prej 2 dekadash, por fantazitë e gjyqtarëve po kalojnë çdo imagjinatë nga kompanitë e huaja, ato të sigurimit e deri te spitalet e OSSHE.

Qytetarët, biznesi, spitalet, kompanitë e sigurimit, por dhe bankat janë futur në këtë kolaps me drejtësinë. Dhe bllokimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e nuk i jep shpresë se do mbarojë shpejt. Por të mendosh të vijojë 5 vjet kjo çmenduri, është tmerr për drejtësinë që prek qytetarët dhe biznesin.

Ndaj duhet ndërhyrë për të vënë dorë që kjo situatë të ndalet. Llogaridhë­nia e gjyqtarëve sot është zero. Pjesa e atyre që kanë frikë është e vogël, pjesa tjetër duket sikur i përqesh dhe ka kaluar në çmenduri. Nëse duhet mbështetur ajo pjesë e gjyqtarëve e prokurorëv­e të ndershëm në sistem duke ndëshkuar devijantët, duhet ndërhyrë. Problemi është se kush do e bëjë? Kush do ndërhyjë? Qeverisë nuk i bëhet vonë, një gjyqësor i korruptuar i leverdis që të mos i hapë telashe. Opozita nuk ka numra për të marrë nisma. E vetmja dritë në fund të tunelit është sensibiliz­imi dhe ekspozimi i këtyre rasteve çdo ditë, pse jo me emra nga të gjithë. Ajo qe është pas perdes së vetingut është në një fazë të ditës më të keqe të Drejtësisë. * Managing Partner / Internatio­nal Law Firm Ekspert për të drejtën ndërkombët­are private

Avokat në Gjykatën e Lartë * Titujt janë fredaksion­alë. Titulli i autorit: VETINGU,

PARA PERDES DHE PAS PERDES

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania