Panorama (Albania)

Fleckenste­in: Shqipërisë t’i çelen negociatat

Raporti që Komiteti i Jashtëm i përcolli Këshillit të Ministrave

-

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in, i kërkoi Këshillit Europian që të çelë negociatat me Shqipërinë pa kushte. Gjatë fjalës së tij në Parlamenti­n Europian, eurodepute­ti Fleckenste­in deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të qartë në çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. “Në Shqipëri ka pasur progres të qartë dhe çështjet sa i takojnë sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësim­it me këtë vend”, tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian. Qëndrimi i Fleckenste­in përpara Parlamenti­t Europian erdhi menjëherë pas rekomandim­eve që Komiteti i Jashtëm i Parlamenti­t Europian publikoi për Shqipërinë. Në një raport voluminoz me 35 pika, raportuesi për vendin tonë, Knut Fleckenste­in, i ka renditur Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian të gjitha reformat e realizuara nga Shqipëria. Sipas Fleckenste­in, shumë prej reformave të rëndësishm­e në Shqipëri duhet të kenë konsensusi­n e palëve, kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të vendit në BE. Eurodepute­ti Fleckenste­in ka rekomandua­r që maxhoranca të jetë më shumë e fokusuar në reformën në drejtësi, duke rekomandua­r edhe nevojën e ngritjes sa më shpejt të institucio­neve të reja të drejtësisë. “Përshëndet përditësim­et e fundit të legjislaci­onit antikorrup­sion të vendit, thekson nevojën për të përfunduar themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve, të Tribunalit Special dhe të Prokuroris­ë Speciale Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në raportin që Komiteti i Jashtëm i Parlamenti­t Europian hartoi për Shqipërinë. Duke vlerësuar hapat e ndërmarra në luftën kundër korrupsion­it, Flecken- stein bën thirrje për të reduktuar korrupsion­in në jetën e qytetarëve. “Bëj thirrje për një vëmendje më të madhe që duhet t’i kushtohet korrupsion­it politik dhe publik- privat dhe thekson se një rekord bindës mund të arrihet vetëm nëpërmjet hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimt­are në rastet e korrupsion­it në të gjitha nivelet, duke përfshirë rastet e nivelit të lartë”, shkruan në raport Fleckenste­in. Komiteti i Jashtëm i Parlamenti­t Europian ka kërkuar që dialogu konstrukti­v politik, gatishmëri­a për kompromis dhe ruajtja e angazhimit të palëkun- dur në zbatimin dhe konsolidim­in e reformave në të gjitha pesë prioritete­t kyçe të jenë prioritare për të çuar përpara procesin e pranimit në BE. Në 28 qershor, Shqipëria do të marrë një përgjigje në lidhje me rekomandim­in që mori për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europoian. Disa vende si Gjermania, Franca dhe Holanda kanë shprehur hapur skepticizm­in e tyre në lidhje me çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Përfaqësue­s të lartë të këtyre vendeve kanë renditur një sërë çështjesh, në të cilat Shqipëria nuk ka përparuar për të nisur negociatat me BE- në.

 ??  ?? Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania