Panorama (Albania)

Çerdhet e Tiranës, katër ditë afat për regjistrim

Aplikimet nga 25 deri 29 qershor, ja kriteret dhe dokumentet

-

Dyndjet e aplikimeve për të zënë një vend në çerdhe kanë detyruar Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ( QEZHEF), pranë Bashkisë së Tiranës, për të disatin vit, të nisë regjistrim­et që në muajin qershor.

Sivjet ato nisin për më pak se dy javë dhe do të zgjasin vetëm katër ditë. QEZHEF- ja lajmëron prindërit e interesuar që në javën e fundit të muajit qershor t’i drejtohen çerdhes më të afërt pranë vendbanimi­t të tyre. “Aplikimet zyrtare për regjistrim­in e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë do të kryhen në datat 25- 29 qershor 2018 nga ora 09: 00- 14: 00”, nënvizohet në njoftimin e Drejtorisë së Çerdheve.

PERFITUESI­T Për shkak të numrit të lartë të aplikuesve, që përllogari­ten rreth 7 mijë çdo vit, ndërkohë që kapaciteti është shumë më i vogël, Drejtoria e Çerdheve ka përcaktuar disa kategori social- ekonomike që kanë prioritet: fëmijët jetimë, ato me aftësi të kufizuara apo kur kanë prindër të tillë, fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata me një prind apo të divorcuar ku kujdestari ligjor trajtohet me pagë minimale. Të gjitha kategoritë e mësipërme, me një vendim të Këshillit Bashkiak të muajit mars 2018, jo vetëm që do të jenë të parët në listë që do të regjistroh­en, por do ta përfitojnë këtë shërbim falas. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është dokumentac­ioni, i njëjtë me vitet e kaluara ( pasqyruar në tabelën për- bri shkrimit). Veç këtyre, kategoritë e mësipërme nevojitet gjithashtu të dorëzojnë edhe dokumentin që vërteton kategorinë socio- ekonomike, të cilës i përkasin. Të gjitha mund të shkarkohen në sistemin elektronik e- albania. Në të kundërt, mjafton një fotokopje e kartës së identiteti­t pranë komisionit dhe plotësimi i një deklarate personale që aplikimi të cilësohet i kryer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania