Panorama (Albania)

Shfrytëzim­i i fëmijëve, Manastirli­u: Burg për prindërit që i nxjerrin në rrugë

-

Kallëzim penal e deri në burg për prindërit që shfrytëzoj­në ekonomikis­ht fëmijët e tyre duke i nxjerrë në rrugë. Ky penalizim do të jetë pjesë e ligjit “Për procedurat për identifiki­min, ndihmën e menjëhersh­me dhe referimin e fëmijëve të shfrytëzua­r ekonomikis­ht, përfshirë fëmijët në situatë rruge”, që pritet të miratohet së shpejti nga qeveria. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, në prani të drejtuesve të programit “Romacted” të Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian. “Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë nismën për identifiki­min dhe ndihmën e menjëhersh­me për fëmijët e shfrytëzua­r, për të frenuar punën e fëmijëve. Gjatë vitit 2017, nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve janë menaxhuar 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët 387 fëmijë u identifiku­an të shfrytëzua­r ekonomikis­ht dhe në situatë rruge, ku fëmijët e komuniteti­t rom janë më të ekspozuari­t ndaj këtij fenomeni”, deklaroi ministrja duke treguar me shifra punën e bërë në vite dikasteri që drejton. Grupe pune do të jenë në terren për identifiki­min e fëmijëve që shfrytëzoh­en ekonomikis­ht. Të miturit do të marrin ndihmën e menjëhersh­me dhe familjarët do të kenë alternativ­ë punësimi. Zv. drejtoresh­a e Përgjithsh­me për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, znj. Katarina Mathernova, tha se Shqipëria ka bërë përpjekje pozitive në fushën e legjislaci­onit, në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombët­are. “Shqipëria është një shembull i shkëlqyer për tregues që lidhen me aksesin në shërbime shëndetëso­re për komuniteti­n rom, masat për stre- himin apo shërbime të tjera”. Programi i përbashkët i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian “Romacted” ka synim kontributi­n në mirëqeveri­sjen në nivel lokal në disa bashki kryesore të vendit për përfshirje­n e komuniteti­t rom dhe egjiptian në politikëbë­rje dhe zbatimin e politikave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania