Panorama (Albania)

REED: SHITBLERJA DUHET PARANDALUA­R ME NDËRGJEGJË­SIM

-

Këshilli i Europës dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore kanë organizuar dje një tryezë ekspertësh të huaj dhe vendës për të diskutuar rreth fenomenit të shitblerje­s së votës.

Antonio Korbo, këshilltar i Gjykatës së Kasacionit në Itali dhe ekspert i Këshillit të Europës, ka treguar në këtë tryezë eksperienc­ën italiane dhe sanksionet që ka legjislaci­oni i këtij shteti për të parandalua­r shitblerje­n e votës, financimin e paligjshëm të kandidatëv­e dhe partive dhe lidhje e politikës me mafien.

SHPENZIMET Antonio Korbo tha se kandidatët që garojnë në Itali kanë detyrimin ligjor që të mbajnë bilanc të shpenzimev­e dhe se ata nuk mund të shpenzojnë para pa limit. Një kandidat mund të harxhojë në fushatë deri në 52 mijë euro, ndërsa një parti kombëtare deri në 5.5 milionë euro. “Kandidatët kanë një tavan shpenzimes­h, nuk mund të shpenzojnë më shumë sesa një sasi e caktuar parash. Legjislaci­oni ka ndarë në mënyrë të veçantë shpenzimet që mund të përdorin kandidatët dhe shpenzimet që mund të përdorin partitë. Partitë politike kanë një limit shpenzimi prej 1 euro për çdo zgjedhës. Pra, në realitet konsideroh­et dy herë zgjedhësi, si për Senatin, edhe për Dhomën e Deputetëve. Për t’ju dhënë një shembull, në Romë dhe në Lazio, që është qyteti më i madh i Italisë e që ka rreth 3 milionë banorë, një parti mund të shpenzojë deri në 6 milionë euro, kjo sepse kemi rreth 3 milionë banorë dhe nëse kemi parasysh që votojnë si për Senatin edhe Dhomën e Deputetëve, atëherë kemi 5.5 milionë euro për parti. Por është ndryshe për kandidatët, secili prej tyre mund të shpenzojë deri në 52 mijë euro fiks, plus 1 qindarkë për çdo zgjedhjes për kolegjin elektoral. I rikthemi Romës, nëse aty kemi 3 milionë banorë me të drejtë të votës, kandidati mund të shpenzojë vetëm 52 mijë euro + 30 mijë euro. Pra, mund të shpenzojë deri në 82 mijë euro. Në një qark më të vogël të Italisë, që është Molisi, ku janë rreth 250 mijë zgjedhës, pra, kandidati do të shpenzojë 52 mijë euro plus 2500 euro”, tha eksperti italian.

DEKLARIMET Por në rast se një kandidat do të shpenzojë më shumë para sesa limiti ligjor, atëherë ndaj tij merren masa, edhe në rast se nuk fiton zgjedhjet. Në rast se ai nuk dorëzon bilancin e shpenzimev­e, atëherë ndaj tij aplikohet heqja e mandatit. “Në qoftë se kandidati është zgjedhur dhe ka shpen-

Bashkëkrye­tarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi, gjatë tryezës së organizuar në bashkëpuni­m me Këshillin e Europës, janë shprehur në një zë se duhet adresuar problemi i shitblerje­s së votës. Bashkëkrye­tari socialist, Bledi Çuçi, tha se ky fenomen është i vjetër, prek disa aspekte të procesit dhe kërkon ndërhyrje disaplanës­he.

“Është rekomandua­r nga ODIHR në zgjedhjet e 2013s, 2015- s dhe 2017- s për adresim në mënyrë pak më specifike këtë problem. Është një problem që prek gjithë aspektet që lidhen me organizimi­n e procesit. Nuk është çështje e një partie e një individi, por çështje sh- zuar dyfishin ose më shumë se dyfishin, atëherë Dhoma duhet të deklarojë heqjen e mandatit. Ky është hap shumë i rëndësishm­e. Këtë pasojë nuk mund ta kemi për partitë politike, por për to ka sanksione me gjoba. Një tjetër rregull themelor është se të qiptare, që do kontributi­n e të gjithëve për ta minimizuar, në mënyrë që të kemi zgjedhje të standardev­e të OSBE/ ODIHR- it”, u shpreh gjithë kandidatët kanë detyrim të paraqesin bilancin e tyre të shpenzimev­e elektorale, edhe në Kolegjin Zgjedhor të Garancisë dhe pranë Dhomës së Deputetëve. Kandidati i zgjedhur që nuk e bën një gjë të tillë dhe nuk i përgjigjet ftesës për ta de- Çuçi. Nga ana tjetër, demokrati Oerd Bylykbashi u shpreh se kjo problemati­kë ekziston mes përhapjes së krimit dhe trafikut të drogës pozituar bilancin e shpenzimev­e elektorale, atëherë atij kandidati i hiqet mandati. Dy rastet e rënda janë: ose ke shpenzuar dyfishin e lejuar, ose nuk depoziton bilancin e shpenzimev­e, dhe në këtë rast shkarkohes­h nga mandati”, tha Korbo. dhe rritjes së shitblerje­s së votës. “Adresimi i shitblerje­s së votës në 2013 shfaqet si rekomandim për herë të pare, në 2017- n ai bëhet fatkeqësis­ht rekomandim prioritar. Po flasim për një mekanizëm më të përhapur, më të strukturua­r, përmes korrupsion­it dhe financimit përmes parasë së krimit të organizuar dhe drogës. Duke parë nivelin në rritje të këtyre problemeve, konstatojm­ë dhe rritjen e shitblerje­s së votës. Nga ana tjetër mund të shkruajmë nene pa fund, ngremë mekanizma shumë të mirë në letër, por vullneti politik për zbatim është thelbësor”, tha dje Bylykbashi. LIDHJET ME MAFIEN Eksperti i Këshillit të Europës tha ndërkaq se politikanë­t, të cilët bëjnë marrëveshj­e ma mafien apo krimin e organizuar, në Itali ata gjykohen si pjesëtarë të jashtëm të bandave dhe ndaj tyre ka sanksione të ashpra. Eksperti i Këshillit të Europës, Quentin Reed, gjatë tryezës së organizuar në Tiranë në bashkëpuni­m me Komisionin e Reformës Zgjedhore, ka sjellë disa shembuj se si mund të luftohet fenomeni i shitblerje­s së votës. Për Quentin Reed, beteja kundër shitblerje­s së votës duhet të shtrihet në shume plane. “Janë shumë raste të evidentuar­a në raportet e OSBE- ODIHR. Por masat janë më efektive në momentin që ato shoqërohen me fushata ndërgjegjë­simi. Sugjerimi që më vjen në mendje, ju keni detyrimin për të provuar qëllimin apo shkëmbimin faktik, por do të ishte më e lehtë të vendoseshi­n ndalimet që kanë të bëjnë me shkëmbimet. Ju duhet të ndaloni ofrimin e këtyre benefiteve dhe për të përcaktuar llojin e benefiteve që mund të ofrohen. Ndalimet janë shumë më të lehta për t’u vazhduar sesa vetë vepra penale e ofrimit të diçkaje dhe provimit të kësaj në Gjykatë”, ka thënë Reed.. “Pra, në qoftë se politikani i thotë mafiozit, që ti më jep votat dhe unë do angazhohem të jem në dispozicio­nin tënd në shërbim të organizatë­s, atëherë politikani do të përgjigjet për veprën penale të pjesëmarrj­en si i jashtëm në këtë grup kriminal. Ka vepruar që organizata mafioze të forcohet, njihet dhe ky rast nga Gjykata. Në parim është vështir të tregohet sepse nevojitet të tregohet që marrëveshj­a ka qenë serioze dhe përforcon organizatë­n kriminale”, tha dje Kobro.

MALLRAT Në Itali dënohen deri në katër vjet burg edhe kompanitë, të cilat përfshihen në fushatat elektorale dhe që nuk financojnë direkt me para, por me mallra. “Në qoftë se marrim edhe rastin e një shoqërie që organizon një event, apo manifestim, apo paguan një hotel, apo një ambient apo materiale që do shpërndahe­n gjatë fushatës, edhe në këtë rast subjekti nuk ka dhënë para për partinë politike apo për kandidatin, por ka dhënë shpenzime të konsiderue­shme, por sipas Gjykatës së Kasacionit italian, edhe në këto raste kemi të bëjmë vepër penale nga 6 muaj deri në 4 vjet” tha eksperti Antonio Korbo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania