Panorama (Albania)

Fëmijët e çiftit, policëve: Këshilloje­ni babin që të punojë

“I thoni të mos pijë më. Jetojmë në kushte të mjerueshme”

-

Ardjana Shaholli, që u masakrua për vdekje nga bashkëshor­ti mbrëmjen e së premtes, prej vitesh kishte duruar dhunën e tij pa marrë iniciativë­n që t’i drejtohej Policisë, për ta denoncuar apo për të kërkuar ndihmë.

Nga ana tjetër, dy prej 6 fëmijëve të saj, disa ditë më parë, kishin “guxuar” të bënin atë që nëna e tyre nuk mundi ta bënte për hatrin e tyre. Ata i ishin ankuar një punonjësi Policie për babanë e tyre, Çlirim Shahollin. Edhe pse kjo ankesë nuk shërbeu për asgjë, pasi nuk u bë në rrugë ligjore dhe ata kërkuan nga polici që thjesht të këshillont­e babanë e tyre. Fëmijët i thanë punonjësit të Policisë që të takonte babanë e tyre, Çlirim Shahollin dhe ta këshilloni­n. Sipas tyre, ai shkonte i dehur në shtëpi dhe nuk punonte. Ndërsa ata jetonin në kushte të mjerueshme. “Këshilloni babanë tonë që të mos pijë më. Këshilloje­ni që të fillojë edhe ndonjë punë sepse jetojmë në kushte të mjerueshme. Vetëm mami punon. Ai nuk dëgjon asnjëri. Çdo ditë kemi sherr në shtëpi, sepse ai vjen përherë i dehur. Mbase ju dëgjon, sepse mund të ketë frikë”. Kjo ka qenë biseda që dy nga 6 fëmijët e viktimës, Ardjana Shahollit, kanë bërë me një punonjës të Policisë së Durrësit disa ditë para krimit në familje. Burime nga Policia thanë se në momentin e arrestimit, autorit të krimit të familjes iu bë edhe një test alkooli, për të provuar nëse kishte konsumuar alkool apo jo. Por ndryshe nga çfarë pritej dhe ndryshe nga çdo ditë tjetër kur ai qëndronte duke pirë me orë të tëra, natën e krimit ka qenë esëll. Testi i alkoolit tregoi se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, rezultati ishte 0 për qind. AUTORI I KRIMIT Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshor­tes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme. “Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pran- uar krimin. Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshor­tor që përfundoi me vdekjen e 40- vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr. Mësohet se konflikti mes bashkëshor­tëve Shaholli ka nisur në mënyre banale dhe më pas përfundoi me vrasje. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici, burri ka treguar se i kishte kërkuar të hapte dritaret pasi kishte vapë, ndërsa bashkëshor­tja ka refuzuar me pretekstin se futeshin mushkonjat në shtëpi. Aty debati është acaruar dhe pas fjalëve, radha i ka ardhur forcës. Sipas bashkëshor­tit, çifti është shtyrë me njeri- tjetrin derisa shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e përplasur në një cep mobilieje bashkëshor­ten dhe më pas në dyshemenë prej betoni.

Këshilloni babanë tonë që të mos pijë më. Këshilloje­ni që të fillojë edhe ndonjë punë sepse jetojmë në kushte të mjerueshme. Vetëm mami punon. Ai nuk dëgjon asnjëri. Çdo ditë kemi sherr në shtëpi, sepse ai vjen përherë i dehur. Mbase ju dëgjon, sepse mund të ketë frikë

 ??  ?? Autori i krimit, Çlirim Shaholli, në Gjykatë
Autori i krimit, Çlirim Shaholli, në Gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania