Panorama (Albania)

Prokuroria zgjat me tre muaj hetimet për Klement Balilin

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj Klement Balilit, i konsiderua­r si “Eskobari i Ballkanit”. Ndërkohë që Balili gjendet ende në kërkim, Krimet e Rënda vijojnë hetimet ndaj tij dhe po presin përgjigjen e letërporos­isë që kanë dërguar në Greqi. Burimet thonë për gazetën “Panorama” se organi i akuzës është në pritje të mbërritjes së akteve të dosjes greke për Balilin. Kujtojmë se në dhjetor 2016, kanë qenë mediat greke ato që kanë shkruar fillimisht për Balilin, i cili mbante post drejtues në drejtori transporte­sh në Sarandë. Nga ana tjetër, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur më 9 dhjetor të vitit 2016 masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Klement Balilin. Mbi të rëndojnë disa akuza si “trafikim narkotikës­h në bashkëpuni­m”, krijimi dhe pjesëmarrj­a në grup kriminal” dhe “kryerje e ve- prave penale nga organizata kriminale”. Sipas Prokuroris­ë, kanë qenë shërbimet greke dhe DEA amerikane që hetuan organizatë­n kriminale ku bënte pjesë Balili dhe që merrej me trafik ndërkombët­ar droge. Në përbërje të kësaj organizate ka pasur shtetas grekë, shqiptarë dhe bullgarë. Gjithashtu, dyshohet se organizata kriminale trafikonte me kamionë kanabis, heroinë dhe kokainë. Këta kamionë ishin në pronësi të disa ko- mpanive me shtetas grekë. Droga vinte kryesisht nga Turqia dhe kishte si synim tregjet e zeza të BE- së. Po kështu, gjatë këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit. Krimet e Rënda kanë sekuestrua­r hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit.

 ??  ?? Klement Balili
Klement Balili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania