Panorama (Albania)

Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata rikthen në burg dy prej të akuzuarve

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e prokurorit të ri, urdhërarre­stet pritet të ekzekutohe­n në ditët në vijim

-

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ndryshojë masat e sigurimit për dy nga katër të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit.

Kështu, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për të vendosur "arrest me burg" për Kridens dhe Marsel Allën, ndërsa Eugen Bitraj do të hetohet nën masën "detyrim paraqitjej­e". Kjo lëvizje vjen vetëm pak javë, pasi për tre të sipërpërme­ndurit Prokuroria e Tiranës ndryshoi edhe akuzat, duke i akuzuar ata për "vrasje në bashkëpuni­m". Më parë, prokurori Artan Lulaj kishte vendosur të akuzonte Dejvi Bitrajn për vrasjen e Mihalit dhe tre të tjerët i akuzonte për "moskallëzi­m krimi". Mirëpo, prindërit e viktimës, Pavllo dhe Mira Mihali, ngritën zërin ndaj asaj që e quajtën "vrasje për së dyti" të djalit të tyre. Ata akuzuan prokurorin Artan Lulaj se kishte bërë pazar me familjarët e autorëve. Menjëherë u vu në lëvizje organi i akuzës, duke ndryshuar prokurorin e çështjes dhe më pas ndryshuan edhe akuzat dhe masat e sigurisë. Më 11 maj të këtij viti u liruan nga qelitë e paraburgim­it Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që mbeti në burg është Dejvi Bitraj, që ka marrë autorësinë e krimit. Mirëpo, nga pamjet filmike duket qartë se Dejvi Bitraj, pasi e godet me thikë në shpinë Marvi Mihalin, largohet nga vendngjarj­a më shpejtësi, ndërsa tre të tjerët vazhdojnë ta dhunojnë barbarisht derisa i riu jep shpirt. Për ndryshimet e akuzave, babai i Marvi Mihalit që u vra për një karikues bëri kallëzim penal ndaj prokurorit Lulo dhe dy gjyqtarëve në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Në kallëzimin e dorëzuar më 25 maj në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, babai i viktimës, Pavllo Mihali, akuzonte prokurorin Artan Lulaj për korrupsion. Ai madje ka rrëfyer në kallëzim edhe takimin me prokurorin Lulaj, i cili sipas tij, i ka thënë se "nuk pyet njeri" për punën e tij. Kallëzimi është dërguar edhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it dhe në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Kryeprokur­ores Arta Marku. "Ky person ( Artan Lulaj), në kundërshti­m të hapur me detyrën fisnike që i ka ngarkuar shteti shqiptar, shkel të gjitha të drejtat tona dhe të djalit tonë, Marvi Mihali, duke i lënë të lirë tre nga katër të pandehurit e procesit penal. Ky prokuror, në mënyrë abuzive gjatë 8 muajve të fundit nuk na thërriti qoftë edhe një herë për të komunikuar dhe për të na dëgjuar në lidhje me ngjarjen makabre ku 4 persona në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, vranë djalin tonë të vetëm, Marvi Mihali. Ky prokuror, në këmbim të shumave të parave, këmbeu gjakun e derdhur të djalit tonë me lirinë e tre kriminelëv­e, duke i liruar me akuzën e "moskallëzi­mit të krimit", të parashikua­r nga neni 300 i Kodit Penal, edhe pse nuk ishin në asnjë nga kushtet dhe kriteret për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale. Ne, prindërit e Marvi Mihalit, viktimës së veprës penale, edhe pse i paraqitëm provat e pakundërsh­tueshme, ai me arrogancë u shpreh se "kam gabuar" dhe ju "shkoni ku të doni, unë nuk pyes njeri". Dhe jo vetëm, ky prokuror, në mënyrë të fshehtë takohej me baballarët e kriminelëv­e Bitraj dhe avokatin e tyre", shkruante Pavllo Mihali në kallëzimin drejtuar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania