Panorama (Albania)

Gjykata lë të lirë dekanin në Elbasan: Është me diabet

Avokati: Është i sëmurë, mjekët i kanë prerë njërin gisht

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Rreth një muaj pas arrestimit me akuzën për korrupsion, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës "Aleksandër Xhuvani", është liruar nga masa arrest me burg.

Gjykata e Elbasanit e ka ndryshuar masën në "arrest shtëpie" për 55- vjeçarin Albert Riska, me kërkesë të avokatit të këtij fundit. Në seancën e mbajtur një ditë më parë, trupa mbrojtëse kërkoi zëvendësim­in e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetëso­re të Riskës. Burime nga Gjykata bëjnë me dije se dekani i akuzuar për korrupsion prej kohësh vuante nga diabeti, ndaj për këtë arsye, një vit më parë, ka prerë edhe gishtin e këmbës. Po ashtu, mësohet se Riska kishte probleme edhe me gangrenën. Duke shqyrtuar kërkesën dhe raportin shëndetëso­r, Gjykata e Elbasanit vendosi zëvendësim­in e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie. Dekani Albert Riska bashkë me shefen e Departamen­tit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogen e Fakultetit të Ekonomikut, Erjola Çalja, dhe katër sekserë të tjerë u arrestuan më 9 maj, pasi akuzoheshi­n se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në kohë të ndryshme, duke shpërdorua­r funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në universite­tin "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Ndërkohë, tre ditë më vonë, Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë për tre pedagogët dhe katër sekserët e ndaluar për korrupsion. Katër prej tyre u lanë në burg, ndërsa tre të tjerët në arrest shtëpie. Pas lënies në arrest shtëpie të dekanit, tashmë në burg mbetet pedagogia Elvira Lumi, ndaj së cilës Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 60 ditë, si dhe sekserët.

Arrestimet u kryen pasi pedagogët dhe sekserët u mbajtën në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit, e cila kishte marrë pikënisje nga një denoncimi i bërë nga studentë që prisnin të diplomohes­hin. Organi i akuzës u vu në lëvizje, duke vënë në përgjim të akuzuarit, që çoi dhe në arrestimin e tyre. Përveç dekanit dhe shefes së departamen­tit, në pranga përfundoi dhe Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik po në këtë universite­t, si dhe tre sekserë dhe një student. Kjo e fundit po hetohet në masën arrest shtëpie, pasi është nënë e një fëmijë vetëm 2 vjeç. Denoncimet janë bërë në muajin shtator, kur do të nisnin dhe provimet e diplomimit, ku sipas studentëve denoncues, pedagogët kërkonin para në kërkim të notave kaluese. Të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzat, por dyshohet se ata merrnin 100 deri në 200 euro për një provim. Mes të arrestuarv­e ishte dhe një student. Marius Çalja, 21 vjeç, student në Fakultetin Ekonomik, i cili dyshohet se kryente ndërmjetës­in mes studentëve dhe pedagoges së jashtme, Erjola Çalja, 29 vjeçe, banues në Gostime, Cërrik. Përveçse janë banues nga i njëjti vend, mes tyre ka dhe lidhje të afërt familjare, pasi janë vajzë dhe djalë xhaxhai. 21- vjeçari ishte ndërmjetës për kryerjen e pagesës për studentët që kërkonin nota kaluese në provimet e fundit para diplomimit dhe këto para në fund ia dorëzonte vajzës së xhaxhait, që punonte si pedagoge.

 ??  ?? Të arrestuari­t në Gjykatë
Të arrestuari­t në Gjykatë
 ??  ?? Dekani Albert Riska
Dekani Albert Riska
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania