Panorama (Albania)

Ngacmon vajzën dhe nusen e djalit, arrestohet

-

ELBASAN - E denoncon nusja e djalit dhe vajza e tij për ngacmim seksual dhe dhunë, arrestohet 50- vjeçari. Filip Qosja, banues në fshatin Mjekës në Elbasan, babai i dy fëmijëve, është arrestuar mbrëmjen e së hënës pas denoncimit të bërë nga nusja e djalit të tij dhe vajza e mitur. Policia bën me dije se denoncimin e ka bërë shtetasja F. Q, 22 vjeçe, nusja e djalit si dhe vajza e tij, e mitur shtetasja E. Q., 14 vjeçe. Këto të dyja kanë pohuar në Polici se 50- vjeçari i ka dhunuar dhe më pas ngacmuar seksualish­t në banesën e tyre. Pas arrestimit në kushtet e flagrancës, Qosja nuk ka pranuar një akuzë të tillë gjatë marrjes në pyetje. Ai ka thënë se kishte shkuar në gjendje të dehur në banesë. Nga ana tjetër ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit dhe vajzës së tij të vogël. Filip Qosja ka treguar se ka rreth një vit që ka humbur bashkëshor­ten nga një sëmundje e pashëruesh­me dhe nusja dhe vajza nuk tregonin sa duhet përkujdesj­e për të. Kjo besohet se ka qenë dhe arsyeja që 50- vjeçari i ka dhunuar ato. Por, ai thotë se nuk i mban mend mirë veprimet që ka kryer, pasi ka qenë i dehur. Vajza e mitur e të arrestuari­t është marrë në pyetje nga psikologu dhe gjithashtu ndaj saj dhe 22- vjeçares po kryhen disa analiza mjeko- ligjore si dhe hetim i imtësishëm për të zbardhur të vërtetën e akuzave ndaj 50- vjeçarit. Nga ana tjetër mësohet se djali i 50vjeçarit, pasi ka marrë vesh për arrestimin e të atit, nuk ka shkuar në banesë. Ndërkohë që ndaj 50- vjeçarit kanë nisur hetimet për "Dhunë në Familje" dhe "Vepra të turpshme", banorët e fshatit Mjekës shprehen të habitur me ngjarjen, duke vënë në pikëpyetje vërtetësin­ë e akuzave. Sipas tyre, Filipi mund t'i ketë goditur ato në gjendje të dehur, por jo të ketë kryer vepra turpi. Familja e tij është e varfër dhe para rreth dy vjetësh ai është dënuar për vjedhje dhe këtë akt, sipas banorëve, e kishte kryer për t'u ushqyer. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania