Panorama (Albania)

Artistët, thirrje qeverisë: Afati për t’u tërhequr është e premtja

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit premton se nuk do të lejojë uzurpimin e pronës publike. Në protestën e së hënës ata i lëshuan një “ultimatum” qeverisë të tërheqë projektlig­jin, që i hap udhë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Afati i fundit është e dita e premte, kur është parashikua­r edhe një tubim para TK- së. Në të kundërt, “nëse ajo nuk tërhiqet, do uzurpohet teatri”. DEKLARATË, THIRRJE PËR REZISTENCË E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT Ka mbi 4 muaj që komuniteti i artistëve së bashku me një grup të gjerë intelektua­lësh dhe qytetarësh, ka dalë hapur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanë­t apo të zgjedhurit, përfshirë ministren e Kulturës, kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Kryeminist­rin e Shqipërisë, si palë të njëanshme vendimmarr­ëse, kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës ekzistuese, por edhe domosdoshm­ërinë e restaurimi­t të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë.

Nuk jemi lodhur së shpjeguari të gjithë aktorëve vendimmarr­ës se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, u kemi folur mbi vlerat arkitektur­ore të godinës së projektuar nga arkitekti i njohur italian, kemi artikuluar pafund mbi nevojën e teatrove të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi, kemi shprehur qartë argumentet tona në mbrojtje të interesave publike për mostjetërs­imin dhe uzurpimin e pronës publike nga oligarkët e lidhur me pushtetin dhe mafia e ndërtimit.

Sa e sa orë, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në përpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarr­ës të na dëgjojnë, për të bindur Kryeminist­rin Rama të heqë dorë nga ideja e tij e çmendur dhe konstante e prej më shumë se 20 vjetëve për të shembur teatrin. Por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër! Përkundraz­i, prej pak ditësh qeveria shqiptare ka propozuar një projektlig­j të jashtëzako­nshëm për t’i dhënë një kompanie të vetme private, kompanisë “Fusha shpk”, pa asnjë garë tokën e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së godinës historike. Mjaft më! Mjaft më! Mjaft më! Ne nuk do lodhemi t’ju shpjegojmë asgjë më tej! S’ka asgjë për të shpjeguar që ju nuk e kuptoni! Ju thjesht nuk doni. Ose më mirë doni të mbushni xhepat tuaj dhe të privatit në dëm të pasurisë publike. Nga fjala tek akti, nga ligjërimi te rezistenca! Ne nuk do t’ju lejojmë të na grabisni një tjetër pasuri kombëtare, në kundërshti­m me ligjet dhe kushtetutë­n e këtij vendi!

Ta dini se ne do na keni aty përballë, te pasuria jonë e çmuar, Teatri Kombëtar! Do na keni përballë te prona jonë publike, që doni të na e rrëmbeni! Nëse nuk tërhiqeni, do na keni përballë me protesta edhe te ministria, te bashkia, te kryeminist­ria e te parlamenti.

Jua premtojmë këtë!!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania