Panorama (Albania)

Derhemi: Sot, më keq se ajo që diktatura i bëri At Zef Pllumit

Në rolin e klerikut martir, në monodramën “Rrno për me tregue”, aktori bën thirrje për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar

-

“Ajo që po na bën diktatura sot neve, është më e frikshme se ajo që diktatura i bëri dje, At Zef Pllumit”. Kështu thotë Arben Derhemi, që për muaj me radhë i është dashur të mbajë mbi shpinë plagët e klerikut martir.

At Zef Pllumit i zhveshën zhgunin e priftit dhe i veshën uniformën e burgut, i mohuan të ndiqte vokacionin e tij, qëllimin e jetës, t’i shërbente Zotit dhe njeriut. Sot, aktorëve u duhet të zbresin nga skena e të dalin në rrugë e të protestojn­ë për të mbrojtur pikërisht atë skenë nga shembja. Një draftproje­ktligj, i hedhur për “diskutim” nga Ministria e Kulturës, parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe kalimin e truallit të tij në pronësi të privatit, konkretish­t shoqërisë “Fusha shpk”. Miratimi në Parlament i këtij projektlig­ji vulos shembjen përfundimt­are të godinës 80- vjeçare.

Gjatë fundjavës që lamë pas, aktori Arben Derhemi risolli në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli” monodramën me regji të Milto Kutalit, “Rrno për me tregue”. Një monodramë rrëqethëse e mbështetur në veprën me të njëjtin titull të një prej të mbijetuarv­e të diktaturës, At Zef Pllumit. Një vepër që dëshmon krimet e komunizmit, por po ashtu është një vepër kundër çdo diktature. Si në çdo herë që është shfaqur kjo monodramë në të gjitha skenat në trevat shqipfolës­e, salla ishte plot edhe dy ditë më parë. Pas shfaqjes që zgjat rreth 1 orë e gjysmë, me rrason e zezë të priftit në trup, në momentin që duhet të përshëndes­te spektatori­n, i shoqëruar nga regjisori Kutali, aktori Arben Derhemi u shfaq me një banderolë në duar: “Mbro Teatrin!”. Ishte ky mesazhi drejtuar të gjithë të pranishmëv­e. Një thirrje për t’iu bashkuar rezistencë­s ndaj shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe të Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal, që nuk përmendet asnjëherë.

REAGIMI: “MBRO TEATRIN” Edhe pse prej një kohe të gjatë i angazhuar në mbrojtje të të drejtave të aktorit të Teatrit Kombëtar, madje duke u vendosur edhe në krye të Sindikatës së Artistëve të TK- së, Arben Derhemi nuk e kishte menduar se do të duhej të ishte jo thjesht pjesë, por në krye të një beteje për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Me pankartën “Mbro teatrin” në duar, Derhemi do t’u drejtohej spektatorë­ve që kishin shkuar për të ndjekur, se ngjarjet më të fundit e detyrojnë të bëjë ca deklarata politike, kundër dëshirës, në një kohë që aktorët duhet të merren me teatër. “Kjo që po ndodh është e tmerrshme, është skandaloze. Të vijnë ca njerëz dhe të shembin këtë tempull, është e frikshme. Është e frikshme dhe ajo që po na bën ne diktatura sot, është më keq se ajo që diktatura i bëri At Zef Pllumit. Këta na detyrojnë të merremi me politikë e të lemë teatrin”, tha Derhemi.

Arben Derhemi ka qenë ndër të paktët aktorë të Teatrit Kombëtar, që po mbështet rezistencë­n kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ditën e diel, në protestën e organizuar me urgjencë pas publikimit të draft- projektlig­jit “Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjes së kontratës me objekt ‘ Projektimi­n dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”, Derhemi u shpreh për reagim, deri në “mbrojtje me gjak” të TK- së. “Të gjithë bashkë do shkojmë deri në grevë urie. Vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë do të shembet Teatri Kombëtar. Nuk e kuptoj ku janë aktorët e tjerë të teatrit. Çfarë prisni që t’ju bëjë më shumë drejtori juaj, çfarë prisni t’ju bëjë më shumë Kryeminist­ri juaj? Deri ku do shkojmë? Do na përdhunojn­ë ndonjë ditë. Nuk ka më vend për tolerancë. E vetmja rrugë është lufta. Merrni hunjtë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo s’do Kryeminist­ri shqiptar. Do të mbrojmë të gjithë bashkë historinë e këtij vendi, atë që kemi dashur dhe do të duam gjithnjë, që të mos thonë maqedonasi­t që na thonë shpellarë. Populli i Tiranës të mbështesë Teatrin Kombëtar deri në akte sublime, deri në grevë urie”, do të thoshte Derhemi.

 ??  ?? Arben Derhemi në monodramën “Rrno për me tregue”
Arben Derhemi në monodramën “Rrno për me tregue”
 ??  ?? Arben Derhemi, në skenën e Teatrit Eksperimen­tal, me banderolën “Mbro teatrin”
Arben Derhemi, në skenën e Teatrit Eksperimen­tal, me banderolën “Mbro teatrin”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania