Panorama (Albania)

Republika e Maqedonisë së Veriut, konfirmohe­t emri i ri

Hapet rruga për në BE dhe NATO. Referendum­i, në vjeshtë

-

Një kontest shumëvjeça­r mes Athinës dhe Shkupit për emrin e republikës maqedonase është zgjidhur më në fund.

Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras, ka shkuar në kabinetin e Presidenti­t Prokopis Pavlopulos për të informuar për detajet e marrëveshj­es së arritur. Tsipras tha se marrëveshj­a e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë është marrëveshj­e e mirë dhe se e njëjta përfshin kushtet e palës greke, erga omnes dhe ndryshime kushtetues­e. Edhe Kryeminist­ri Zoran Zaev në Shkup deklaroi në një konferencë, se zgjidhja për emrin është dhe ajo është Republika e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshj­a, sipas mediave greke, do të nënshkruhe­t në Prespë këtë fundjave.

Zaev tha se: "Me këtë marrëveshj­e do të kemi identiteti­n, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM- as, por maqedonas. Nga sot, emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionalit­eti maqedonas i veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës. Më parë do të ratifikohe­t në Kuvend e më pas do të shkojë për firmë në Presidencë dhe më pas do të ketë dhe aprovimin e popullit me anë të një referendum­i. E njëjta do të aprovohet edhe në Kuvendin e Greqinë", tha Zaev. Kryeminist­ri maqedonas e quajti këtë marrëveshj­e historike, pasi i hap rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe në NATO. Greqia do të japë pëlqimin që vendi të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian, të cilat ishin bllokuar deri tani me veto nga pala greke, pikërisht për mospajtime­t ndaj çështjes së emrit.

PIKAT E MARRËVESHJ­ES

Sipas mediave greke, është një dokument rreth 20- faqesh, i cili përmban marrëveshj­en më të fundit për emrin mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase. Disa nga pikat e marrëveshj­es janë si më poshtë:

Gjuha - Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshj­e se kjo gjuhë ka origjinë sllave ( ashtu siç është regjistrua­r në kornizën e OKB- së)

Shtetësia - Do të jetë me termin maqedonas/ qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me arsyetimin, shpjegim, të qartë se njerëzit e këtij vendi nuk kanë kurrfarë lidhje me kulturën e Greqisë antike.

Referenca "të mbrohen pakicat maqedonase", hiqet nga Kushtetuta.

Koha - Një periudhë tranzicion­i është përcaktuar për ndryshime të dokumentev­e të brendshme dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatav­e para- aderuese. Po ashtu, do të formohet komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet.

 ??  ?? Zaev dhe Tsipras, gjatë një takimi për emrin
Zaev dhe Tsipras, gjatë një takimi për emrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania