Panorama (Albania)

Mbërritja, Gjermania zbarkon në Rusi

-

Gjatë ndeshjes ndaj Arabisë Saudite, Nojer mori një pas prapa nga një shoku i skuadrës.

Por ai reagoi shumë mirë, duke marrë topin me të majtën dhe më pas me të djathtën duke xhongluar kundërshta­rin dhe shmangur presionin pa asnjë shqetësim. Nojer ishte aq mirë, saqë u zëvendësua në pushim të pjesës së parë, pasi trajneri Lëv nuk donte të rrezikonte. "Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, Ter Shtegen duhet të luajë minutat e tij", tha Lëv pas ndeshjes. Manuel ka folur gjatë për "Gazzeto dello Sport" në lidhje me dëmtimin e tij dhe objektivin e radhës.

Do t'ju mungojë Bufon në Botëror?

Sigurisht që po. Xhixhi është numri një.

Edhe ju ishit pranë mosluajtje­s në Rusi?

Kurrë nuk humba besimin në vetvete dhe tani jam i bindur që mund të përballoj një Botëror me intensitet të lartë. Kjo falë stërvitjes së përditshme, dëshirës për t'u rikthyer në fushë. Ishte një periudhë e gjatë, por edhe e bukur. Objektivi im ka qenë gjithmonë të rikthehem dhe ia dola.

Kur e kuptuat që nuk kishit më probleme?

Muajin e kaluar fillova stër- vitjen me skuadrën e Bajernit, në Tirolin e Jugut vazhdova me skuadrën. Çdo ditë ishte si një provim për mua. Në fund bëra një ekzaminim të fundit dhe imazhet treguan që nuk kam më asnjë shqetësim.

Keni frikë nga një dëmtim i dytë?

Absolutish­t jo, edhe pse çdo lojtar ashtu si unë mund të rrezikojë në dëmtim. Por kam besim, jam shumë i motivuar. Portieri nuk duhet të transmetoj­ë në skuadër një ndjenjë frike.

Mosaktiviz­imi në fund me Bajernin, si ndikoi?

Më vjen keq që nuk mund të luaja finalen me Bajernin, por nuk doja të rrezikoja në asnjë mënyrë.

Ter Shtegen duket disi i mërzitur, si është marrëdhëni­a midis jush?

Normale, flasim gjatë stërvitjes për gjëra të përgjithsh­me rreth ushtrimeve. Mund ta kuptoj zhgënjimin e tij, vjen nga një sezon i mirë me Barcelonën. Por, këto janë pozicionet, ai vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishë­m në punën tonë të përditshme.

Mbrojtja juaj do të jetë në shënjestër, çfarë ndryshon kjo për ju?

Asgjë, gjithmonë kanë dashur të na sulmojnë, edhe kur nuk jemi nisur si kampionë bote. Kemi më shumë eksperienc­ë se katër vite më parë. Jemi gjithmonë të uritur me fitore.

Fotoja e Erdoganit me Ozil dhe Gyndogan po prodhon akoma shumë polemika, çfarë mendoni për këtë situatë?

Është për të ardhur keq, në të dyja ndeshjet Gyndogan u vërshëllye për një gjë që e ka shpjeguar në televizor. Ai do të japë gjithçka për skuadrën, por në këto kushte është e pamundur për të luajtur. Lojtarët duhet të fokusohen vetëm te Botërori.

Të përpiktë si përherë, skuadra gjermane është ulur në tokën ruse në orën 16: 55 me orën vendëse pas një fluturimi, që zgjati për dy orë e 30 minuta. 23 lojtarët dhe trajneri Joahim Lëv u nisën nga aeroporti i Frankfurti­t që dje në drekë me një avion të personaliz­uar, duke zbarkuar në Vnukovo, një aeroport në jug- perëndim të Moskës. Lojtarët e Gjermanisë dhe stafi janë pritur në aeroportin ku janë nisur nga një tapet jeshil dhe një avion me logon e kombëtares "Mannschaft­sflieger Fanhansa". Shumë nga lojtarët nuk ngurruan të postonin foto në rrjetet sociale para nisjes dhe në momentin që kanë zbarkuar. Sipas gazetarëve të "Bild" që ndodheshin në avion së bashku me lojtarët, në bordin e Lufthansës mbizotëron­te një atmosferë shumë e mirë dhe entuziaste gjatë gjithë udhëtimit. Shumë lojtarë kanë shfrytëzua­r këtë kohë për të bërë një sy gjumë dhe disa të tjerë për të luajtur me celularë apo të dëgjojnë muzikë. Kishte edhe nga ata që preferonin të konsumonin një bisedë të gjatë midis kolegësh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania