Panorama (Albania)

Halimi: Gjyqtarët kanë kaluar në çmenduri dhe harbutëri, drejtësi për ata që paguajnë më shumë

ANALIZA E ISH- NENKRYETAR­IT TE KOMISIONIT PER REFORMEN NE DREJTESI: SISTEMI I DREJTESISE NE KOLAPS NGA VETINGU

-

Ish- nënkryetar­i i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi, në një analizë për “Panorama” ka deklaruar se sistemi i drejtësisë ka hyrë në kolaps dhe se llogaridhë­nia është zero. Ish- ministri i Drejtësisë ka theksuar se procesi i vetingut pritet të zgjasë me vite, pasi vetëm në 6 muaj e kanë kryer rivlerësim­in vetëm 12 gjyqtarë, ndërkohë që sistemi ka në total 800 magjistrat­ë. “Gjyqtarët e prokurorët e ndershëm janë në ankth ndërmjet dilemës nëse do e kalojnë ose jo vetingun dhe faktit se nëse nuk e kalojnë, do i tallin të gjithë si budallenj që punuan me përkushtim dhe nuk u shpërblyen me konfirmim. Pjesa tjetër si ajo gri dhe ajo e zezë e sistemit po “çmendet”. Vettingu po “çmend” gjyqtarët. Disa prej tyre të frikësuar mendonin se duke i shërbyer qeverisë, do shpëtonin. Rastet e fundit i shuan edhe këto “shpresa”. I shërbejnë qeverisë, por nuk mjafton te vetingu”, thekson Halimi.

EDUARD HALIMI*

Kur ulesh në Tirane të shkruash një raport auditimi ligjor për një kompani të madhe të huaj apo banke të huaj, ato që shkruan janë kaq larg asaj që duhet të shkruash kur ulesh për të njëjtën gjënë Athinë, Shkup, Beograd apo Podgoricë. Jo se po çudit njeri kur them se situata e Drejtësisë sot është ekstremist e kundërt me atë që gjej në rajon, por momenti ku është drejtësia në Shqipëri, nga kolapsi te destabiliz­imi total është unik. Dhe kjo situatë ka lidhje pa dyshim në një proces po aq unik në botë, që është vetingu.

Unë nuk kam dyshim se drejtësia pas disa vjetësh do jetë më mirë se kjo që është sot dhe se pas disa vjetësh do t’i ngjajë vendeve të rajonit, por sot ama, drejtësia është në ditën e saj të zezë. Dhe nuk e kam fare sot për politikën, se faktet e tregojnë që nuk i hyn gjemb në këmbë, por e kam për biznesin dhe qytetarët.

Në 6 muaj kanë kaluar në proces vetingu vetëm 12 zyrtarë të drejtësisë, nga të cilët 7 janë konfirmuar. Po kur? Dhe sa duhet, sa do zgjasë kjo situatë? Muaj apo vite? Si njohës i mirë i gjithë procesit që na pret, përgjigjja fatkeqësis­ht është vite. Vetingu në këndvështr­imin tim ka 2 anë. Para perdes rrinë njerëzit që politika i zgjodhi për të bërë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, pas perdes është gjithë sistemi i drejtësisë me 800 gjyqtarë e prokurorë që presin ditën kur do dalin para perdes. Po çfarë ndodh sot para dhe pas perdes se vetingut?

PARA PERDES

Nuk kam pasur asnjë dyshim nga dita e parë për atë që po ndodh sot me vetingun. Ajo që shohim sot ishte e qartë që 3 vjet më parë për të gjithë ata që donin të lexonin mes rreshtave atë që po shkruhej në paketën e reformës. Njëra palë dëgjonte vetëm propagandë­n dhe bërtiste me histeri se të gjithë ishin të korruptuar dhe duheshin hequr të gjithë, 800 gjyqtarët e prokurorët, madje dhe t’i varnin te Pallati i Kongreseve që ideoi diktatura komuniste në emër të popullit.

Të tjerët, ata që ishin brenda sistemit, nuk donin të lexonin asgjë dhe ecnin me proverbin e vjetër “o zot beje ëndërr” ose “do zoti na ha të fundit”. Sot më rezulton se të dyja palët e kanë pasur gabim. Vetingu nuk ka vetëm efekt përjashtue­s, por edhe konfirmues. Puna në drejtësi këto 23 vitet e fundit më ka bërë t’i njoh edhe ata që janë larguar, edhe ata që janë konfirmuar. Për këta të fundit nuk kam pasur kurrë dyshim se nuk do konfirmohe­shin dhe si unë besoj shumë nga ata që e njohin njerëzit e sistemit, ndaj dhe ajo histeria për t’i larguar të gjithë, ngelet si pasojë e propagandë­s. Ja pra, paska dhe gjyqtarë e prokurorë të ndershëm. Edhe pala tjetër po ashtu gabim e ka pasur dhe do flas më poshtë për këtë.

Ka dy probleme sot me ata që janë para perdes së vetingut. E para ka të bëjë me standardin dhe transparen­cën e vetë atyre që janë ulur para perdes dhe bëjnë vetingun. A e kalojnë vetë ata të parët skanerin e vetingut? A ka parë ndonjëri pasurinë e tyre të publikuar diku siç përcakton ligji dhe Kushtetuta? A kemi parë si e kanë vënë vete ata pasurinë prej vitit 1990 e deri më sot, prindërit e tyre, vëllezërit, motrat, kane bërë ndertime pa leje, e kanë legalizuar apo jo, ku i kalojnë pushimet, makinat që kanë e kështu me radhë. Të parët duhet të publikonin ata, ta kalonin vetë ata këtë standard siç përcakton Kushtetuta dhe ligji, të vendosnin standardin për veten e tyre, të bëhej publik ky standard, pasuria e tyre dhe pastaj të gjithë të shihnim se si do e kalonin këtë standard edhe zyrtarët e drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët. Kjo nuk ka pse mos kërkohet dhe bëhet edhe sot.

Problemi i dytë është profesiona­l dhe organizati­v i po atyre që rrinë para perdes. Ka një mungesë totale të menaxhimit të punës nga vetë ata, në mënyrë që të eliminojnë vakumet e rënda të institucio­neve që kontrolloj­në vendimmarr­jen e gjyqtarëve. Sot ka disa gjyqtarë e prokurorë që janë larguar, që nuk i thonë asgjë publikut apo në të tjerëve që e njohim sistemin për rekorde korrupsion­i, siç ka disa të tjerë, të cilët janë kaq shumë të ekspozuar, por “presin radhën” pas 5 vjetësh. Por problem më i rëndë është vakumi institucio­nal dhe zerimi i institucio­neve, që edhe formalisht kryejnë ose kryenin llogaridhë­nien e drejtësisë. Sot nuk kemi më Gjykatë Kushtetues­e dhe shpejt ndoshta as Gjykatë të Lartë. Ngritja e institucio­neve të reja është shumë larg, po kështu sistemi është jashtë çdo kontrolli kushtetues dhe ligjor. E thënë qartë, drejtësia është jashtë çdo kontrolli dhe ky është problem real për qytetarët dhe biznesin. Jo se kjo nuk pritej dhe as nuk dihej, por ndoshta për këtë do flas herë tjetër më gjatë, por të kalosh në 6 muaj vetëm 12 raste, kur ke edhe 800 të tjerë dhe kur ke zeruar gjithë institucio­net që duhet të jenë përgjegjës­e për llogaridhë­nien e gjyqtarëve, e ke futur gjithë sistemin ne kolaps. Përgjysmim­i i kërkesave të njerëzve të vetingut 6 muaj më parë nga qeveria, po jep efektet me ecjen super të ngadaltë të procesit. Nëse bëhet nga paaftësia është njëra anë, nëse është skenar i ideuar nga qeveria, është akoma dhe me keq.

PAS PERDES

Kam qenë i qartë kur vendosa t’i drejtohesh­a komisionit të Venecias në emër të opozitës në tetor 2015. Vetingu do sillte turbullim dhe destabiliz­im të drejtësisë dhe duhej mbyllur shpejt, jo për 10 vjet, por për 2 maksimumi. Në përgjigje të letrës, Komisioni i Venecias shkruante: paragrafi 98 “… një zgjidhje e tillë radikale ( vetingu) do të ishte e pavend në kushte normale, sepse krijon tensione të jashtëzako­nshme brenda gjyqësorit, destabiliz­on punën e tij, rrit mosbesimin publik te gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzako­nshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin”.

Në 6 muaj kanë kaluar në proces vetingu vetëm 12 zyrtarë të drejtësisë, nga të cilët 7 janë konfirmuar. Vetingu në këndvështr­imin tim ka 2 anë. Para perdes rrinë njerëzit që politika i zgjodhi për të bërë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, pas perdes është gjithë sistemi i drejtësisë me 800 gjyqtarë e prokurorë që presin ditën kur do dalin para perdes. Po çfarë ndodh sot para dhe pas perdes së vetingut? Vetingu po “çmend” gjyqtarët. Disa prej tyre, të frikësuar, mendonin se duke i shërbyer qeverisë, do shpëtonin. Rastet e fundit i shuan edhe këto “shpresa”. I shërbejnë qeverisë, por nuk mjafton te vetingu. Shumë shumë, marrin ndonjë votë kundër nga anëtarët politikë në komisionet e vetingut. Largimi i disa gjyqtarëve që njihen botërisht si të pakorruptu­ar i ka “çmendur” gjyqtarët e tjerë

Për të qenë i sinqertë, nuk e kisha menduar as unë dhe as Venecia para 3 vjetësh, ditën ku jemi përsa i përket kolapsit dhe destabiliz­imit në dhënien e drejtësisë.

Pas perdes është sistemi i drejtësisë. Sot Gjykatë Kushtetues­e nuk ka, kontroll dhe garant të Kushtetutë­s nga arroganca apo harbutëria e çdo qeverie nuk ka. Me gjasa, sipas informacio­neve, edhe Gjykata e Lartë po shkon drejt të njëjtit fat. 29.000 dosjet që janë aty do presin vite për të dalë data e shqyrtimit. Por ajo që ndodh në gjykatat më të ulëta është akoma më e rëndë. Gjyqtarët e prokurorët e ndershëm janë në ankth ndërmjet dilemës nëse do e kalojnë ose jo vetingun dhe faktit se nëse nuk e kalojnë, do i tallin të gjithë si budallenj që punuan me përkushtim dhe nuk u shpërblyen me konfirmim. Pjesa tjetër si ajo gri dhe ajo e zezë e sistemit, po “çmendet”.

Vetingu po “çmend” gjyqtarët. Disa prej tyre të frikësuar, mendonin se duke i shërbyer qeverisë, do shpëtonin. Rastet e fundit i shuan edhe këto “shpresa”. I shërbejnë qeverisë, por nuk mjafton te vetingu. Shumë shumë, marrin ndonjë votë kundër nga anëtarët politikë në komisionet e vetingut. Largimi i disa gjyqtarëve që njihen botërisht si të pakorruptu­ar i ka “çmendur” gjyqtarët e tjerë. Disa janë tulatur dhe presin me ankth ditën kur do mbarojë makthi ( sikur të ishin shumë këta nuk do ishte keq). Të tjerët, shumica, kur mësuan se as duke qenë i ndershëm si x apo y nuk shpëton, por as duke i shërbyer qeverisë nuk shpëton, kanë kaluar në çmenduri dhe harbutëri vetë. “Të marrim ç’të marrim deri ditën e fundit”. Kjo tendencë gati çmenduri nuk është fare situatë risku për politikën, por është batërdi për sistemin, për qytetarët, biznesin dhe atyre që duan të marrin drejtësi çdo ditë që paraqiten në dyert e gjykatës. E thënë qartë, këta zyrtarë të drejtësisë e kanë shndërruar drejtësinë vetëm drejt atij që paguan më shumë. Pasi nuk kanë çfarë të humbin. Në fund të fundit, do ikin. Shpresa e vetme e tyre është “do zoti më ha të fundit”. Askush, nuk i kontrollon sot gjyqtarët. Drejtësia ësh-

 ??  ?? EDUARD HALIMI ( MAJTAS) GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KPK
EDUARD HALIMI ( MAJTAS) GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KPK
 ??  ??
 ??  ?? Eduard Halimi, ish- nënkryetar­i i Komisionit të Reformës në Drejtësi
Eduard Halimi, ish- nënkryetar­i i Komisionit të Reformës në Drejtësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania