Panorama (Albania)

Protestë çdo ditë, qytetarët u bashkohen artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

ARTAN FUGA: SHKATERRIM­I I TEATRIT, SI T’I VESH MINAT “NENA SHQIPERI”

- Artan Fuga

Profesor Artan Fuga e cilëson prishjen e Teatrit Kombëtar të njëjtë me hedhjen në erë të monumentit “Nëna Shqipëri”, i vendosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Një nga autorët e monumentit “Nëna Shqipëri” është skulptori Kristaq Rama, babai i Kryeminist­rit Rama. Për profesor Fugën, godina e Teatrit Kombëtar simbolizon materialis­ht historinë dhe trashëgimi­në e teatrit shqiptar qëM bashkë me gjuhën, median e shkruar, praM edhe teatri, kanë mbajtur gjallë kombin gjatë shekullit të XX. Sipas profesorit, nuk mund të ketë në Shqipëri një njeri që do të merrte përsipër shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar, sepse përndryshe ai do të quhej ballaban, bashkë me ata që mbështesin shkatërrim­in e teatrit. Nevojën për një teatër të ri, profesor Fuga e cilëson koncept monist, sepse, sipas tij, Tirana ka nevojë për disa ndërtesa teatrosh, mundësisht në çdo rajon. Sipas tij, ndërtimi i ndërtesave të reja të teatrove nuk duhet shoqëruar apo përligjur me shkatërrim­in e ndërtesës së teatrit të vjetër. Në një zonë ku parashikoh­et ndërtimi i një kompleksi kullash të larta, pronari i të cilave do të financojë dhe ndërtimin e teatrit, profesor Fuga hedh idenë e zhvillimit të zonës, duke nisur me restaurimi­n e monumentev­e të kulturës. Profesori i njohur përkrah artistët për qëndresën e tyre kundër projektit të prishjes së teatrit, por, sipas tij, nëse ata do të tërhiqen dhe do bien dakord, do të cilësohen edhe ata ballabanë. Ata janë në të drejtën e tyre, sipas profesor Fugës, që të mbrojnë godinën e teatrit. “Ndërtesa nuk është pronë e aktorëve, u është dhënë nga kombi për përdorim, ta ruajnë, zhvillojnë dhe mbrojnë! Ai është i historisë kombëtare!”, shkruan profesor Fuga në llogarinë e tij në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania