Panorama (Albania)

Meta në Bundestagu­n gjerman: Çelja e negociatav­e, sinjal pozitiv

Kreu i shtetit takim me Presidenti­n e Bundestagu­t, Schauble

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta ishte dje në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u prit nga presidenti i Bundestagu­t, Wolfgang Schauble.

Kreu i shtetit në këtë takim me presidenti­n Schaunle, ka vlerësuar qëndrimin e Bundestagu­t në favor të hapjes së negociatav­e. Në njoftimin e Presidencë­s për këtë takim thuhet se: “Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushje­n e prioritete­ve kyçe, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e jashtëzako­nshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘ Çelja e negociatav­e vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mirë të gjitha prioritete­t dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon’”. Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajues­e marrëveshj­a mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimi­t të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi. Të dy bashkëbise­duesit ndanë shqetësimi­n për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpuni­mi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e europian. Gjatë takimit, Meta ka shprehur mirënjohje­n e thellë për ndihmën dhe mbështetje­n e gjithanshm­e që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, 30 vite bashkëpuni­m diplomatik dypalësh.

TAKIMI Presidenti Meta ka qenë i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve në Berlin. Kreu i shtetit e ka postuar këtë takim në faqen e tij të “Facebook”. “Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në takimin e 23- të ndërkombët­ar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës. Paqja dhe stabilitet­i janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshm­e. Fryma e bashkëpuni­mit dhe mirëkuptim­it të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresit historik të ditëve të fundit të finalizohe­t sa më parë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimt­are të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit. Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishë­m nga Këshilli Europian për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajues­e për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioritete­ve kyçe dhe të bashkëpuni­mit rajonal”, shkruan Meta.

 ??  ??
 ??  ?? META ME PRESIDENTI­N E BUNDESTAGU­T GJERMAN
META ME PRESIDENTI­N E BUNDESTAGU­T GJERMAN
 ??  ?? Meta dje, në Berlin
Meta dje, në Berlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania