Panorama (Albania)

Ndryshon aboneja, nga 1 korriku me fotografi

Formati i ri i biletave mujore, ID dhe foto e detyrueshm­e

- BESARTA BASHA

Kërkesa e kahershme e operatorëv­e të transporti­t urban qytetas për abonetë e personaliz­uara, tashmë është realizuar.

Muajin tjetër, formati i biletës së pajtimit mujor do të ndryshojë, duke i shtuar veç të dhënave aktuale edhe fotografin­ë dhe ID e personit që e posedon. Nga dje, operatorët e transporti­t kanë afishuar në mjediset e brendshme të urbanëve njoftimin për formatin e ri bashkë me ato që duhet të kenë me vete qytetarët për të blerë abonenë e muajit pasardhës: kartën e identiteti­t dhe fotografi personale 2.5 cmx 2.5 cm, që do t’i bashkëngji­ten abonesë. Vendimi në fjalë ka ngjallur pakënaqësi te familjet, ku një abone përdoret nga më shumë se një person. Kujtojmë që korrikun e vitit që shkoi disa nga linjat urbane me qëllim maksimizim­in e fitimit morën vetë një vendim të tillë për personaliz­imin e biletave mujore, por shumë shpejt u tërhoqën pasi u cilësua si abuzive. Një vit më pas, kjo gjë bëhet e ligjshme me një udhëzim të ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka hyrë në fuqi që më 9 maj, ndërsa zbatimi nis nga 1 korriku.

MODELI I RI Në udhëzimin nr. 436, datë 0.5.2018 për disa ndryshime në udhëzimin nr. 3743, datë 10.07.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transporti­t rrugor të udhëtarëve”, bileta në format letër me çmim të parashtypu­r do të ndryshojnë sipas fotos bashkëngji­tur shkrimit. Në krye të abonesë do të shënohet Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve si dhe shiriti i sigurisë, që vërteton që aboneja nuk është false. Në mes të biletës do të jenë muaji i vlefshmëri­së, Bashkia Tiranë, lloji i transporti­t, vendi që do të plotësohet me emër e mbiemër dhe fotografia e përdoruesi­t. Udhëzimi përcakton gjithashtu dhe të dhëna të tjera më të detajuara që do të pasqyrohen në abone: çmimi i biletës, lloji i saj ( e përgjithsh­me/ linje apo studenti) muaji me shkrim dhe viti me numra natyrorë. Por jo vetëm kaq, në të djathtë të saj do të shënohet numri i kartës së identiteti­t, numri serial i biletës dhe shtypshkro­nja e letrave me vlerë, Tiranë.

 ??  ?? Modeli i ri i abonesë, miratuar nga Ministria
Modeli i ri i abonesë, miratuar nga Ministria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania