Panorama (Albania)

Sesilia Plasari: T’i urinojmë në fytyrë diktatorit

“Këtu mblidhen njerëzit më të mirë, nuk duhen sakrifikua­r”

-

Regjisorja Sesilia Plasari, e cila ndonëse jeton jashtë e ka ndjekur debatin për godinën e Teatrit Kombëtar, madje edhe është shprehur përmes shkrimesh e intervista­sh, u kërkoi të pranishmëv­e të mos sakrifikoh­en në greva urie, por të rezistojnë përmes aktivitete­sh, pse jo t’i pshurrin në fytyrë diktatorit. “Të gjithë e dinë të vërtetën, tani po e themi në mënyra nga më të ndryshmet, sa më prekëse apo me argumente. Ajo që më prek është se njerëzit që mblidhen këtu janë njerëzit më të mirë, që s’kanë asnjë interes, janë në pension, janë të nderuar, janë pedagogë te Artet që janë shumë mirë në postet e tyre, i kanë fituar të gjitha që mund të fitonin dhe janë vetëm për hir të qytetarisë, kundër barbarisë. Këta njerkë të ndershëm më bëjnë të mendoj, kur thuhet se puna mund të shkojë deri në greva urie, në përpjekje të kësaj natyre që kërkon sakrifica të mëdha, si ka mundësi që më të mirët sakrifikoh­en. U sakrifikua­n ata që me gjakun e tyre u abuzua dhe u ngrit një regjim, që përfitoi kush përfitoi dhe të tjerët u sakrifikua­n dhe masakruan. Dhe sa kohë do të vazhdojë kjo punë? Kisha vetëm një këshillë. Unë e shoh këtë rezistencë, në një farë mënyre artistike, njerëzit që janë këtu janë artistë, të zgjedhin një mënyrë tjetër dhe jo me greva urie, sepse njerëzit që janë këtu nuk kanë asgjë veç jetës, sepse jeta është e vyer dhe nuk duhet të vihet në rrezik për asgjë. Ky territor të bëhet një vend rezistence, ku njerëzit të kërcejnë mbi fytyrën e diktatorit, të vënë shënjestra mbi fytyrën e diktaturës, të urinojnë si dikur bustin e diktatorit, të bëhet një urinore. A mund të hapet dhe pishina që njerëzit të lahen nga këllira që u është ngjitur, duke përmendur emra që na ndotin kur i përmendim, na bëjnë pis. Jemi lodhur nga diktatura”, tha Plasari, e cila që në krye të herës është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

 ??  ?? Sesilia Plasari dje gjatë fjalës në protestë
Sesilia Plasari dje gjatë fjalës në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania