Panorama (Albania)

Artistët, çdo ditë në protestë: Teatri është i yni, ky vend ka zot!

Derhemi: Të braktisim zotërit e PPP, shtyjnë Ramën të rrënojë Teatrin

- ALMA MILE

Më të shumtë në numër, të përforcuar nga përfaqësue­s të shoqërisë civile, artdashës, qytetarë të thjeshtë, artistët u rimblodhën dje në orën 19: 00 në oborrin e Teatrit Kombëtar, ku tanimë kanë ngritur edhe një podium, nga ku do të flasin çdo ditë.

Pas takimit të dy ditëve më parë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, artistët janë edhe më të bindur se pala “tjetër” e ka vendosur shembjen e godinës së TK- së, por ata edhe më të bindur për të qëndruar deri në fund. Çdo ditë artistët do të mblidhen aty për të folur, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme, pse jo edhe për të parë një ndeshje futbolli së bashku, për të mos e lënë godinën e teatrit vetëm. Edhe një herë Alert Çeloaliaj theksoi se nuk është një lëvizje politike, aq më pak partiake, por për të mbrojtur godinën e TK- së, që nuk është vetëm e artistëve, por e gjithë shqiptarëv­e. Ndonëse më të shumtë në numër, aktori Arben Derhemi bëri thirrje për të qenë 20 herë më shumë. Ai u ngjit në podium, duke imituar aktorin Laert Vasili, i cili një ditë më parë ishte shprehur pro shembjes së godinës së TK- së, çka u shoqërua me duartrokit­je. Por më tej, Derhemi iu kthye toneve luftarake: “Duhet të jemi çdo ditë këtu, që këta të mësojnë se Tirana është e jona, Tirana nuk është e këtyre. Këta janë palaço. Deri më sot nuk kemi folur për PPP- të, për zotërinjtë e PPP- ve, të cilët sot duhet të braktisen nga ne, sepse janë këta që shtyjnë Edi Ramën me shokë për të rrënuar këtë teatër. Duhet t’i abandonojm­ë. Nuk kemi folur për firmën “Fusha”, e cila e shtyn nga pas Kryeminist­rin, sepse janë miliona nga pas. Të gjithë bashkë duhet të jemi këtu, që këta njerëz duhet të kuptojnë që kjo tokë ka Zot, ky teatër ka zot, ka zot shpirtrat e atyre aktorëve që nuk do të vdesin kurrë”, tha Derhemi.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Bujar Asqeriu, i cili rrëfeu edhe njëherë incidentin gjatë fjalës së tij në takimin e Veliajt. Ai tha se u censurua sepse “I rashë mu në zemër korrupsion­it, sepse kjo është filozofia jonë, që vendi ynë të jetë i pastruar. Jo më larg nga dje, Kryeminist­ri i vendit theksoi: “Tolerancë zero ndaj hajdutëve dhe grabitqarë­ve. Këtë thashë dhe unë dhe u censurova, sepse dihet se çfarë i bën korrupsion­i ekonomisë dhe gjendjes shoqërore, e zgër- laq, e demotivon”.

I papërfshir­ë në takimet e mëparshme, i pranishëm në tubimin e djeshëm ishte edhe aktori, regjisori e pedagogu Gazmend Gjoka. “Ky teatër është i shumë brezave. Ky teatër ka shumë mund edhe djersë. Jo vetëm yjet, të cilëve u përket edhe Roza Anagnosti dhe të gjithë aktorët që përmendi, por edhe breza të tjerë. Edhe breza të tjerë, që janë rritur në këtë teatër. Ky teatër do të jetë edhe i studentëve tanë, që po përgatisim sot. Ky teatër duhet që të jetojë dhe të rrijë në këmbë me patjetër. Të gjithë ne jemi për Teatrin Kombëtar dhe vlerat që ai mbart”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania