Panorama (Albania)

Trebicka: Këllirat të shkojnë të hanë makarona poshtë urës, në Francë

-

Aktori dhe regjisori Alfred Trebicka u shpreh edhe njëherë me tone të forta kundër politikëbë­rësve. Ndonëse nuk përmendi emra, qartësisht ai iu drejtua Kryeminist­rit të vendit, Rama, duke i treguar makaronat në Francë. Ai u shpreh i bindur se tashmë është vendosur shembja e teatrit, por ata do të rezistojnë që nesër të mos i akuzojnë si “këllira”. “Isha i bindur për pjesëmarrj­en, sepse edhe tentativa e djeshme, së cilës ne si artistë, si njerëz që e duam teatrin, por mbi teatrin nuk duam partinë, por Shqipërinë, iu përgjigjëm me sinqeritet, edhe pse secili në subkoshien­cën e vet ishte i sigurt që nuk do të sillte asgjë. Ai takim nuk ishte për ne, por dikë tjetër. Por shumë mirë që u bë se dhe ne u kthjelluam se ku janë qëllimet dhe pikësynime­t dhe njëkohësis­ht pastrojmë radhët tona. Sepse është abuzuar vazhdimish­t sikur komuniteti i artistëve është i përçarë. Në komuniteti­n e artistëve ka diversitet mendimi dhe kjo është shprehje qytetarie, nivel i lartë intelektua­l, por aty bëhet edhe diferenca se kush është këllirë dhe kush është dinjitoz. Sepse edhe këllira ka nivel të lartë intelektua­l në vetvete, madje duhet të kesh nivel të lartë që të jesh ekspert në këllirllëk”, tha Trebicka. Sipas tij, takimi i zhvilluar me kryebashki­akun Veliaj i bëri edhe më të qarta qëllimet dhe qëndrimet. “Falë takimit të djeshëm ne jemi sot këtu, sepse aty gjërat u thanë. Gjithsecil­i i tha me optikën dhe perceptimi­n e vet dhe të gjithë janë të qartë se ç’optikë ka ajo plejadë e “jo të artëve” se vallahi brezi ynë ( Altini, Beni, Berti, Juli, Laerti ( reagimi), më falni që fola greqisht, Alerti) jemi brez shumë i mirë. Po të mos ishim brez i mirë, kjo godinë do ishte rrafshuar dhe ajo që thanë parafolësi­t, ne si komunitet artistësh, pa ju jemi të humbur. Sepse këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë, po ne? Të paktën ne me këtë qëndrim sot, do vdesim të qetë nesër dhe nuk do të na akuzojnë që këta janë këllira. Nëse kjo ndodh, janë ata këllirat e supersofis­tikuara, gjoja, që le të shkojnë të hanë makarona poshtë urave në Francë, prapë”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania