Panorama (Albania)

Altin Basha: Deputetët të votojnë si qytetarë, kujdes lojërat politike

-

Regjisori Altin Basha nuk kurseu të majtë e të djathtë. Ai u kujtoi këtyre të fundit projektet e tyre për xhami me kullë, ndërsa u kërkoi të dyja palëve sinqeritet me artistët. Basha ngriti pyetjen se “Si ka mundësi që arti dhe kultura të jenë të fundit në interesat e kësaj qeverie, kur Kryeminist­ri është një artist? Në kushte normale, duhet të ishim komuniteti më i favorizuar, por jemi më i margjinali­zuari, sepse ne nuk prodhojmë vota. Nuk merremi parasysh as nga Ministria e Kulturës, sepse ne zërin e kemi për në skenë. Qeveria thotë s’ka para. Është e kuptueshme, sepse ne nuk jemi Gjermania, por kur shoh atë godinën aty të rikonstruk­tuar, do të thotë që kjo nuk është një arsye e fortë për të shembur TK- në”, tha Basha. Sipas tij, “Nëse qeveria e ka për zemër të ndërtojë një teatër të ri, atëherë të shesë një aset kombëtar. Duhet të ketë mbetur diçka pa shitur”. Ai përmendi projektlig­jin për kalimin e pronës publike te privati dhe u bëri thirrje deputetëve. “Deputetët e majtë e të djathtë duhet të jenë të ndershëm me ne. Të mos harrojmë kur ky bend qeverisej nga të djathtë, nga një kryetar bashkie i djathtë, që sot është kryetar partie, desh na e bënë jo stadiumin me kullë, por xhaminë me kullë. Të jenë të ndershëm me lojërat politike që bëjnë me artistët dhe qytetarët e Tiranës. I lus deputetët e maxhorancë­s, edhe pse pak shpresë kam që ata të dalin kundër, ta shohin ligjin si qytetarë, sepse i marrin votat nga qytetarët shqiptarë, le ta bëjnë njëherë precedent dhe të sillen si qytetarë e të votojnë kundër qeverisë e do shohin se çfarë mbështetje­je do të kenë. Këtë teatër ne nuk mund ta bëjmë La Fenice, por duhet ta rikonstruk­tojmë. Askush nuk duhet ta quajë kapanon, sepse edhe një kapanon merr vlerë nga puna e artistëve që punojnë aty”. Basha tha se, pavarësish­t se brezi i tij mund të mos jetë në nivelin e Ndrenikës, Anagnostit apo Kabashit, brezit që vjen më pas nuk i duhet mohuar një teatër me trashëgimi dhe identitet.

 ??  ?? Altin Basha, dje gjatë protestës
Altin Basha, dje gjatë protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania