Panorama (Albania)

Rama, letër dibranëve: Rrugën e Arbrit do ta mbarojmë këtë mandat

-

Kryeminist­ri Edi Rama u është drejtuar me një letër të shkruar me dorë banorëve të Dibrës, duke i njohur se të dielën do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit. Rama në letrën e tij ka theksuar se të gjithë dibranët që e kanë sharë e tallur në “Facebook” për mospërfund­imin e punimeve në këtë rrugë, “i kanë hallall të gjitha”, në rast se do të jenë pjesë e takimeve në Klos dhe në Peshkopi. Ai e ka kaluar dhe me një batutë, duke shtuar se janë të falur dhe ata që nuk marrin pjesë, mjafton t’i dërgojnë një buzëqeshje në “Facebook”. “Çdo dibran që më ka telendisur në ‘ Facebook’ me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit, i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi ( ora 10: 30) ose në Klos ( ora 12: 00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht, kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në ‘ Facebook’ në pamundësi për të ardhur”, shkruan Rama në letrën e tij. Kryeminist­ri u është përgjigjur dhe komenteve të shumta. Një ndër komentuesi­t i ka thënë Ramës se në Dibër do t’i bëjnë lapidar nëse e përfundon Rrugën e Arbrit, por Kryeminist­ri është zotuar se do ta përfundojë brenda mandatit. “Lapidarin shumë faleminder­it, por s’jam dëshmor dhe s’po bëj asnjë heroizëm, ndërsa rrugën brenda mandatit do ta bëjmë me patjetër”, shkruan ai. Por letra e Ramës ka ngjallur reagimin e demokratëv­e. Edi Paloka e ka quajtur Ramën si mashtrues ordiner dhe se 60% e punimeve të Rrugës së Arbrit janë bërë në kohën e qeverisë së Berishës. “Ordiner...! Shpresoj që dibranët të ta kthejnë përgjigjen siç e meriton e siç dinë ata. Ka pesë vjet që nuk bën asnjë punë. Vetëm lloqe e guxon dhe të ironizojë ata që e kanë akuzuar për këtë. Të vetmet “inaugurime” që ka bërë në 5 vjet kanë qenë investime të projektuar­a, financuara dhe iniciuara nga qeveria “Berisha”. Ka 5 vjet që “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar te të vetmet investime madhore, që vazhdojnë në Shqipëri e që janë TAP- i dhe “Devolli Hydropower”, për të cilët e di dhe më i humburi në këtë vend që janë investime të qeverisë “Berisha”. Rruga e Arbrit është nisur po ashtu nga qeveria “Berisha”, e cila ka realizuar të paktën 60% të punimeve të saj deri ditën që Edvini erdhi në pushtet. Këtë e dinë jo vetëm dibranët e matjanët, po dhe çdokush që i ka rënë rruga për në Dibër. Kanë 5 vjet që presin rifillimin dhe përfundimi­n e punimeve që ti i ndërpreve kur erdhe në pushtet o... Edvin. Ti e do një përgjigje tamam si prej Dibre, e shpresoj që dibranët të ta japin”, shkruan Paloka.

 ??  ?? Letra e Ramës për banorët e Dibrës
Letra e Ramës për banorët e Dibrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania