Panorama (Albania)

PERFAQESUE­SI I CDU

-

Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass, kërkoi hapje të kushtëzuar të negociatav­e me BE- në për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gjatë një takimi të Këshillit të Atlantikut, Mass i kërkoi Brukselit që të mos lerë jashtë procesit integrues vendet e Ballkanit Perëndimor pasi, sipas tij, Kina dhe Rusia do të mbushin boshllëkun europian të tyre. “Stabilitet­i duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme europiane. Kjo vlen veçanërish­t për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të avancojë në procesin e integrimit me këto vende – dhe ne po diskutojmë këtë çështje aktualisht – do të ketë pasoja fatale. Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera – Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, që do të thotë, shtete me një ide krejtësish­t të ndryshme për rendin dhe stabilitet­in sesa ato të përqafuara nga ne në Europë – kanë kërkuar ta mbushin këtë boshllëk”, deklaroi Mass, sipas atlanticco­uncil. com. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kriteret që kërkon Bashkimi Europian. “Natyrisht, integrimi në BE varet nga vendet që përmbushin kritere të përcaktuar­a qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracin­ë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë progres të kënaqshëm në këto fusha”, shtoi ai. Ministri i Jashtëm gjerman e sheh të domosdoshm­e hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE, edhe për faktin se nëse kjo nuk ndodh, efekti i reformave të thella që qeveria ka ndërmarrë, do të zbehet. “Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në gjyqësor. Kjo është arsyeja pse unë shprehimis­ht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende ( Maqedonia – shën. i përkth.). Nëse prishin perspektiv­ën e tyre të integrimit, të gjitha reformat që kanë nisur do të zerohen”, u shpreh Mass. Sipas tij, anëtarësim­i i vendeve të Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/ CSU, Dr. Johann David Wadephul, mendon se nuk janë plotësuar kushtet e BE- së që do të çonin në hapjen e negociatav­e në fund të këtij muaji. Ndër të tjera, z. Wadephul thotë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël. Po ndërkaq, ai thotë se Tahiri është peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e negociatav­e. “Ne ende kemi dyshime të konsiderue­shme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE- së. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatav­e të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmëri­në për veprimin e sundimit të ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuent­e, ne nuk mund t’i hapim kapitujt e parë të bisedimeve, të cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24", tha Wadephul. Ballkanit Perëndimor lidhet dhe me sigurinë e të gjithë Europës. Përveç guximit për t’u bashkuar, BE- ja ka nevojë për instrument­et e duhura për të zbatuar këto politika në praktikë. Një pjesë e realitetit të ri transatlan­tik nënkupton se ne duhet të marrim më shumë përgjegjës­i për sigurinë tonë, sepse nuk mund të mbështetem­i më në anën tjetër të Atlantikut për të bërë një gjë të tillë për ne. Kemi nevojë për Bashkim të vërtetë Europian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania