Panorama (Albania)

Studimet në mësuesi, Nikolla pedagogëve: Riorganizo­ni programet

-

Pasi ka marrë shumë mesazhe nga studentë ekselentë që do të zgjedhin mësuesinë preferencë të parë, ministrja e Arsimit ka kthyer vëmendjen nga pedagogët, të cilëve u kërkon të bëjnë më tepër për të plotësuar pritshmëri­të e kandidatëv­e për mësues. Mes diskutimev­e të hapura, ministrja theksoi se me portalin “Mësues për Shqipërinë” është ngritur një filtër i parë si kërkesë e kohës që pengon mësuesit jocilësorë të hyjnë në sistem. Por tani, sipas Nikollës, është radha e universite­teve të tejkalojnë veten dhe të tregojnë se janë gati të përballojn­ë maturantët më të mirë në këto programe. Ajo u kërkoi drejtpërdr­ejt riorganizi­min e programeve të studimit dhe unifikimin e kurrikulav­e. “Do të kërkoja nga secili prej jush, nga profesorët që jepni mësim në programet e mësuesisë, departamen­tet po ashtu, një vëmendje të plotë dhe një qartësi me gjithçka që ka ndodhur në arsimin parauniver­sitar për sa i përket qasjes së re kurrikular­e të orientuar nga kompetenca­t. Ju lutem, shiheni edhe si një prioritet të kohës, duke u ngritur në nivelin e përgjegjsh­mërisë qytetare që të gjithë kemi, për të adresuar këtë problem, këtë plagë të rëndë në fakt të sistemit arsimor, që lidhet me cilësinë e mësuesve. Ka shumë rëndësi nëse ne këtë vit do të dimë bashkërish­t ta adresojmë këtë moment, është një nder i madh që i bëjmë shkollës shqiptare. Diga e parë për të çuar në shkollat e fëmijëve tanë mësues cilësorë në ato diploma që kemi është ngritur, besoj se jeni ju ata që do të bëni të mundur atë që është shumë e rëndësishm­e, formimin bazë të mësuesve cilësorë në programet tuaja të studimit”, nënvizoi Nikolla. Në fund të takimit, ministrja kërkoi nga Universite­ti i Durrësit, por edhe nga institucio­net e tjera të arsimit të lartë, të përmbushin rekomandim­et dhe objektivat e lëna nga grupi britanik i akreditimi­t disa muaj më parë.

 ??  ?? Nikolla në takimin me stafin akademik
Nikolla në takimin me stafin akademik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania