Panorama (Albania)

Grabitet mobilieria në Ndroq, autorët marrin 30 mijë euro

Dy persona me kapuça, realizuan vjedhjen pasi lidhën rojën

-

Dy persona ende të paidentifi­kuar kanë arritur të grabisin rreth 30 mijë euro në kasafortën e një mobilierie në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të së enjtes, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, në rrugën Tiranë – Ndroq. Pasi kanë arritur të neutralizo­jnë rojën, duke e lidhur, grabitësit janë futur në ambientet e brendshme të mobilieris­ë, duke hapur me sende të forta kasafortën. Burime nga Policia e Tiranës thanë se janë lajmëruar për ngjarjen disa minuta pasi autorët kishin arritur të largoheshi­n bashkë me shumën e parave. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it nr. 6, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Është marrë në pyetje roja i objektit, i cili ka deklaruar se kanë qenë dy persona, të cilët e kanë zënë në befasi dhe më pas e kanë lidhur, duke i mbyllur edhe gojën që të mos kërkonte ndihmë. Por ai ka thënë se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy grabitësve, pasi kishin vendosur kapuça në kokë. Ndërsa nuk ka arritur të dallojë nëse kanë qenë të armatosur apo jo. Bu- rimet thanë se janë sekuestrua­r kamerat e sigurisë së objektit, por edhe të disa bizneseve përgjatë rrugës që të çon drejt mobilieris­ë së grabitur. Nga verifikimi paraprak i pamjeve filmike, efektivët kanë fiksuar dy grabitësit, por ashtu siç kishte deklaruar edhe roja, atyre nuk u duket fytyra. Ndërsa MIJE euro dyshohet të ketë qenë shuma që kanë arritur të grabisin dy autorët e dyshuar brenda kasafortës së mobilieris­ë tek “Ura e Beshirit”, pasi kanë neutralizu­ar rojën e objektit duke e lidhur dyshohet se për të realizuar vjedhjen ata kanë përdorur një automjet, me të cilin kanë shkuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, kanë përdorur edhe leva dhe objekte të tjera të forta për të hapur derën kryesore të mobilieris­ë e më pas edhe kasafortën ku kanë marrë paratë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania