Panorama (Albania)

I vjedh 5 mijë euro gruas së arabit, burg për 38- vjeçarin

-

Një 38- vjeçar, i dyshuar si hajdut serial automjetes­h në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e kryeqyteti­t me 1 vit e katër muaj burgim, pasi u shpall fajtor për akuzën e vjedhjes. Edhe pse ka pasur dyshime se ai veprën penale e ka kryer më shumë se një herë, Prokuroria ka mundur të faktojë vetëm vjedhjen e fundit. Bëhet fjalë për shtetasin Ervin T., i cili u shpall fajtor për vjedhjen e ndodhur më datë 23 dhjetor të vitit të kaluar në mjetin e shtetases M. M., e martuar me një shtetas arab, T. M. Sipas kallëzimit, vjedhja ka ndodhur në rrugën "Myslym Shyri", ku Ervin T. ka vjedhur me anë të thyerjes mjetin tip "Benz" të shtetases M. M., ku sipas kallëzimit të kësaj të fundit janë marrë një shumë prej 5 mijë eurosh në kroskotin e mjetit, si edhe një airbag nga timoni i mjetit. Pasi ka kryer vjedhjen, Ervin T. ka dalë në një rrugë tjetër, "Shyqyri Bërxolli", dhe sapo ka parë patrullën e Policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi. Gjatë ndjekjes e sipër në rrugën "Vangjush Furxhi", personi ka hedhur një send nga dora e më pas është arritur të kapet nga forcat e Policisë. Këtij shtetasi i janë gjetur kaçavida, çelësa, kartëmoned­ha arabe, euro dhe telefon. Në vendin ku pandehuri kishte hedhur një send

MIJË

euro dyshohet se ka vjedhur 38- vjeçari Ervin T. nga mjeti i shtetases M. M. në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas kallëzimit, paratë ishin lënë në kroskot nga shtetasja M. M., pasi kishte shitur një automjet "Alfa Romeo" dhe një pjesë i kishte tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë. nga dora, është gjetur një pjesë integrale identike me atë të timonit të vjedhur. Është bërë këqyrje e vendit ku i pandehuri dyshohej se ka hedhur sendin e vjedhur. Nga hetimet ka rezultuar se Ervin T. kishte komunikime në celular me të dashurën e tij ku flisnin për pjesë mjetesh të shtrenjta. Në komunikime­t me rrjetin social "Facebook" dhe "Viber" ka një foto me citimin: "Çoja bolit, thuji tha bisha vetëm timoni i bën 1500 euro". Fotografia është identike me pjesën integrale të vjedhur në mjetin e shtetases M. M. Edhe vetë Ervin T. e ka pranuar veprën penale të vjedhjes dhe ka shprehur pendesë për të. Ai ka përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar, duke pësuar ulje të 1/ 3 së dënimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania