Panorama (Albania)

Trafik ikonash në Europë, u vodhën në kishat greke

Zbulohen në banesë 25 ikona e monedha me vlerë, 2 në pranga

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Pas vjedhjes nga Greqia, këto ikona dhe monedha do të trafikohes­hin jashtë Shqipërisë. Mësohet se tre personat dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 euro

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen për trafik të veprave të artit dhe të kulturës.

Policia e Korçës ka zbuluar në banesën e njërit prej të arrestuarv­e 25 ikona dhe 37 monedha të huaja, objekte të cilat dyshohet se kanë vlerë të veçantë dhe do të shiteshin në tregun e zi europian. Sipas të dhënave të Policisë, të arrestuari­t janë: Beni Kosturi, 49 vjeç, dhe Nerald Karollari, 30 vjeç, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E. G., 27 vjeç. Ka qenë një operacion i Policisë së Korçës, ku gjatë një kontrolli të ushtruar në Lagjen nr. 4, në banesën e 49vjeçarit Beni Kosturi u gjetën 25 ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme. Nga hetimet paraprake dyshohet se ikonat si dhe monedhat e vjetra të jenë vjedhur në kishat greke. Nga ana tjetër mësohet se, pas vjedhjes nga Greqia, këto ikona dhe monedha do të trafikohes­hin jashtë Shqipërisë. Mësohet se tre personat dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 euro. Burime konfidenci­ale bënë me dije se arrestimi është bërë në momentin kur ishte bërë pazari dhe dy të arrestuari­t do t’i shisnin objektet në qytetin e Korçës te një person tjetër, ndërsa ky i fundit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, do t’i trafikonte ato në tregun e huaj. Hetimet për zbulimin e këtij rasti u kryen nga specialist­ët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëv­e në Drejtorinë Hetimore të Policisë së Shtetit. Mësohet se tre personat e përfshirë në këtë trafikim janë mbajtur në përgjim, gjë e cila solli më pas ndërhyrjen e Policisë në momentin që do të bëhej shitblerja. “Specialist­ët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëv­e në Drejtorinë Hetimore të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një hetimi disamujor, të kryer me metoda speciale të hetimit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë, Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E. G, 27 vjeç, banues në Korçë. Pasi më datë 14.06.2018, nga kontrolli i ushtruar në Lagjen nr. 4, në banesën e shtetasit Beni Kosturi u gjetën e sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 25 ( njëzet e pesë) ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 ( tridhjetë e shtatë) monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi. Shtetasit e mësipërm dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 euro, me qëllim trafikimin e tyre”, bën të ditur Policia. Ndaj të arrestuarv­e rëndon akuza “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

 ??  ?? Ikonat e sekuestrua­ra nga Policia e Korçës
Ikonat e sekuestrua­ra nga Policia e Korçës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania