Panorama (Albania)

Ishte dënuar për vrasje, arrestohet 79- vjeçari pas 27 vitesh në kërkim

-

FIER- Kapet pas 27 vitesh në kërkim një i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje në Mallakastë­r. Policia e Fierit bëri të ditur dje se ka arrestuar shtetasin Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastë­r. Ky shtetas, sipas Policisë, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu Xh. H. dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A. H, banues në Mallakastë­r. Arrestimi i tij është kryer në kuadër të aksionit policor për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjës­isë ligjore.

"I dënuar me 25 vite burgim për veprën penale "Vrasje", kapet dhe ndalohet nga Policia e Mallakastr­ës një shtetas i shpallur në kërkim. Pas marrjes së informacio­nit në rrugë operative dhe punës së mirorganiz­uar nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mallakastë­r, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastë­r. Me vendim Gjykate nr. 38, datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" parashikua­r nga Nenet 76 dhe 76/ 22 të Kodit Penal. Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh. H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A. H, banues në Mallakastë­r. Materialet do i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedural­e", thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Fierit. Ndërkaq, nuk ka të dhëna nëse i kërkuari për vrasje ka qenë në emigracion apo se si ka mundur t'u shpëtojë prangave të Policisë në gjithë këto vite. Burime të Policisë bënë të ditur se kanë pasur informacio­n në rrugë operative për të moshuarin, i cili i fshihej gjithë këto viteve arrestimit. Tashmë, ai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, ku do të kryejë edhe dënimin e dhënë që kishte marrë formën e prerë.

Nuk ka të dhëna nëse i kërkuari për vrasje ka qenë në emigracion apo se si ka mundur t'u shpëtojë prangave të Policisë në gjithë këto vite. Burime të Policisë bënë të ditur se kanë pasur informacio­n në rrugë operative për të moshuarin, i cili i fshihej gjithë këto viteve arrestimit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania