Panorama (Albania)

BYROISTI I FUNDIT NGA DREJTUESIT E LUFTËS

-

Është ndarë dje nga jeta në moshën 98- vjeçare, Rita Marko, njëri prej liderëve të rëndësishë­m të regjimit komunist, ish anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë.

Është ndarë dje nga jeta, në moshën 98- vjeçare, Rita Marko, njëri prej liderëve të rëndësishë­m të regjimit komunist, ishanëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Marko ka qenë një ndër bashkëpunë­torët më besnik të diktatorit Hoxha, që u ka mbijetuar të gjitha goditjeve brenda kupolës komuniste, falë përshtatje­s me qëndrimin represiv të kreut të regjimit. I ardhur në drejtimin e Partisë nga radhët e drejtuesve të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, ishte ndër të rrallët byroistë që e mbylli karrierën politike me shembjen e sistemit komunist, ndërkohë që pjesa më e madhe e kolegëve të tij mbetën viktima të diktaturës komuniste.

Rita Marko u lind në Dishnicë të Korçës, më 17 shkurt 1920 dhe u anëtarësua në Partinë Komuniste në vitin 1942. Gjatë luftës shërbeu si komisar i Brigadës së Dytë Sulmuese dhe komisar i Brigadës së Tetë të Mbrojtjes Popullore. Në vitin 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor. Nga viti 1966 deri në vitin Rita Marko ishte byroisti i fundit nga radhët e drejtuesve të luftës, që u nda dje nga jeta. Përveç Ramiz Alisë, të gjithë anëtarët e tjerë të Byrosë Politike u shuan njëri pas tjetrit në vitet e diktaturës, pas gjyqeve vrastare me akuzën e tradhtisë dhe bashkëpuni­mit me agjenturat e huaja. Pas pushkatimi­t të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Abdyl Kllëzit e Koço Theodhosit, Kadri Hazbiu ishte byroisti i fundit që pati këtë fat. 1976 kreu detyrën e zëvendëskr­yetarit të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor. Nga korriku 1950 deri në mars 1951 shërbeu si ministër i Industrisë. Në periudhën 1970- 1982 ka qenë president i Bashkimeve Profesiona­le të Shqipërisë. Në prill të vitit 1950, ai u bë kandidat i Komitetit Qendror të Partisë dhe në Kongresin e Dytë të Partisë, në vitin 1952, u zgjodh anëtar i KQ. Në Kongresin e Tretë të Partisë në vitin 1956 u zgjodh anëtar i Byrosë Politike. Shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga viti 1949 deri në vitin 1950. Në mars 1951 u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Fundi i regjimit komunist e gjeti në pension pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet në fundin e viteve ‘ 80. Në dhjetor të vitit 1991, bashkë me disa liderë të tjerë të PPSH- së, u dënua me tetë vjet burg, me akuzën për shpërdorim të detyrës. U lirua në korrik të vitit 1995. I tërhequr nga jeta publike prej vitesh, Marko nuk pranoi asnjëherë interesimi­n e medies për të hedhur dritë mbi bëmat e regjimit komunist në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania