Panorama (Albania)

“Prestige” fiton kampionati­n e parë të minifutbol­lit amator, Hysenbelli­u më i miri, me 22 gola

-

Skuadra e “Prestige MFC” shpallet kampione në minifutbol­lin amator, duke u renditur e para mes gjashtë skuadrave që luftuan për të fituar trofeun. Golashënue­si më i mirë i “Prestige” doli kapiteni Fatmir Hysenbelli­u, me 22 gola të shënuar. Skuadra ku bëjnë pjesë edhe Eugen Shima, Eradi Mërtiri, Renato Antoni, Marsel Dobi, Olsi Klosi, Ilir Bregasi, Rei Xhaferi dhe Flori Xhani, arriti 9 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje. Lojtarët më të mirë të kampionati­t të minifutbol­lit amator do të përfaqësoj­në Shqipërinë në Europianin që do të zhvillohet më 12 gusht në Kiev të Ukrainës. Lojtarët e “Prestige”, duke u plotësuar edhe me skuadrat e tjera të vendeve dy dhe tre, do të grumbulloh­en për t’u paraqitur denjësisht në Europian. Ndërsa ekipi më i mirë merr pjesë në Slloveni në shtator në Ligën e Kampioneve për minifutbol­lin amator. SHOQATA Ervin Bytyçi, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Minifutbol­lit Amator, tregon detaje të krijimit të saj. “Arsyeja kryesore që ne u detyruam të krijonim një shoqatë të re ishte se FSHF nuk kishte të drejtë ta organizont­e këtë kampionat, pasi Minifutbol­li Amator, i ashtuquajt­ur “kalçeto” në gjuhën e përditshme, nuk njihet si sport nga UEFA dhe FIFA dhe rrjedhimis­ht nuk mbështetet.

Në dhjetor 2016 u infor- muam që në rang europian dhe botëror ekzistonte një federatë, e cila trajtonte Minifutbol­lin Amator. E themeluam shoqatën tonë në muajin shtator 2017. E prezantuam para Asamblesë së Përgjithsh­me të EMF, duke bërë aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim me anë të Shoqatës Shqiptare të Minifutbol­lit Amator.

Asambleja e Përgjithsh­me e EMF në unanimitet vendosi që Shqipëria të pranohej si vend partner dhe të marrë pjesë zyrtarisht në të gjithë aktivitet e organizuar­a nga EMF, deri në asamblenë e radhës ku do të votohet për pranimin e Shqipërisë. Do të marrim pjesë për herë të parë në Kampionati­n Europian të Minifutbol­lit, Euro 2018, nga data 12 deri më 18 gusht në Kiev.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania