Panorama (Albania)

Marina Fara pret të bëhet nënë, çfarë mendon ajo për martesën

-

Kohët e fundit, jeta private e vajzës së Eli Farës, Marinës, ka qenë në qendër të mediave rozë. Ajo e kishte pranuar që është në një lidhje dashurie, por nuk e kishte treguar se me cilin djalë, madje dhe në fotot e postuara me të dashurin, ia mbulonte gjithmonë fytyrën. Kështu vazhdoi për javë me radhë dhe të gjithë u bënë kureshtarë për të mësuar se ku është djali që i ka rrëmbyer zemrën Marinës. Mirëpo, pas kaq shumë kohësh, më në fund, Marina ka shuar kuriozitet­in e ndjekësve, duke publikuar disa foto me të dashurin ku nuk ia fshehte më fytyrën me emoji. Postimet ajo i shoqëronte gjithmonë me dedikime të forta dashurie drejtuar njeriu të zemrës, një djalë që nuk njihet në publik. Dhe duket se kjo paska qenë dashuri e vërtetë, pasi po presin të bëhen prindër. Mediat online u pushtuan pak ditë më parë nga lajmi se Marina, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është shtatzënë në muajin e tretë. Ky lajm u shoqërua me foton e Marinës nga vizita te gjinekolog­u, ndërsa ndodhej e shtrirë duke bërë ekon. Nuk dihet se si janë njohur të dy, por miqtë e çiftit kanë qenë në dijeni të kësaj lidhjeje para se Marina të bënte postimet e para me të dashurin në profilet e saj zyrtare. Lidhja disamujore u zyrtarizua para dy muajsh, kur Marina e deklaroi hapur me statuset se kishte rënë kokë e këmbë në dashuri. Nuk dihet si e ka pritur nëna e saj Eli, po patjetër me gëzim, përderisa ajo gjithmonë ka shprehur dëshirën e saj publikisht që të shohë të bijën nuse dhe nënë me fëmijë. RRËFIMI I MARINËS PËR DASHURINË E VËRTETË DHE MARTESËN Marina, edhe pse në profesion juriste, në rrjetet sociale arriti ta kalojë edhe famën e nënës së saj artiste. Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistë­n e fundit për gazetën “Panorama Plus” ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobit e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndjej të nevojshme të udhëtoj”. Për konceptin që ka për dashurinë e vërtetë ajo thotë: Jeta do të ishte shumë e thjeshtë, dhe ndoshta jo kaq e bukur nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston. Po martesa, a është në planet e saj? “Martesa për mua, fillimisht, është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionoj­ë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtua­r, duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo.

Por ç’këshilla i jep nëna e saj artiste Eli Fara për të qenë e suksesshme dhe e pëlqyer në çdo kohë? “Nuk para më jep këshilla të tilla, por kryesisht ka merakun e saj si nënë, pasi do që të jem e lumtur dhe e sigurt”, ka thënë Marina. Le të shohim nëse bashkë me mëmësinë do të kemi një ceremoni dasme në familjen e Eli Farës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania