Panorama (Albania)

Ish- lojtarja e “Big Brother” i rrëmben programin Jonida Shehut, ja eksperienc­a në televizion e Alba Çobaj

-

Përpara pak kohësh u përfol se prezantues­ja Jonida Shehu do të fillonte një punë të re në televizion­in “Klan Plus”, por më pas këto fjalë u hodhën poshtë. Së fundmi, u tha se moderatorj­a e njohur do të prezantojë një emision në “TV Klan”, por duket se as kjo nuk është e vërtetë. Burime të afërta për “Xing. al”, kanë treguar se në fakt prezantues­ja e këtij emisioni nuk do të jetë Jonida, por ish- banorja e “Big Brother”, Alba Çobaj. Më parë, mendohej se Alba do të ishte thjesht gazetare në këtë emision, por tani, mesa duket, ajo ka marrë një rol të ri, atë të moderatore­s. Gjithashtu është mësuar se emisioni do të transmetoh­et nga ora 10: 00- 12: 00 paradite, ndërsa formati ekzakt i këtij emisoni të ri në televizion­in “Klan”, mbetet ende enigmë. Ndërkohë, Jonidën e kemi parë në projekte të shkëputura në ekran, që nga largimi nga emisioni i pasdites në “Top Channel” në tetor të 2017- s, punë që e la në mes sezoni. Ajo u zëvendësua nga spikerja e lajmeve, Juli Krisafi. Por cila është eksperinca e mëparshme në televizion e Alba Çobaj, e cila e ka shprehur publikisht pasionin për gazetarinë me intervista­t improvizue­se që u bënte lojtarëve në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat? Pas famës nga ky “reality show”, ajo nisi një program televiziv në “In Tv” me titull “Gossip girl”. Ajo e moderoi një sezon këtë program me personazhe VIP të ftuar, një eksperienc­ë kjo që u ndërpre me fillimin e sezonit të ri. Emisioni i saj u mbyll për t’u zëvendësua­r nga një tjetër format, që prezantohe­j nga Kelvi Kadilli dhe Sara Kolami. Në atë periudhë, Alba shprehu hapur zhgënjimin e punës në TV, duke deklaruar se nuk do të punonte kurrë më në televizion­et shqiptare të mbushur me intriga e bërryla, por kurrë mos thuaj kurrë! Mesa duket, Alba ka ndryshuar mendimin duke e provuar sërish këtë punë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania