Panorama (Albania)

RREZIKOI BURGUN

- TIRANE

Portugalia- Spanjë? Jooo... Kristiano Ronaldo- Spanjë 3- 3.

Bukuria e një ndeshjeje që ishte paralajmër­uar si e tillë nuk i zhgënjen pritshmëri­të, madje nevojiten vetëm pak sekonda që spektakli të ndizet dhe i tillë do të ishte deri në sekondën e fundit. Në fushë janë Ronaldo dhe Serxho Ramos, trajner Hierro, Roki arbitër, por edhe një Iniesta i pavdekshëm, shkurt një “klasike” botërore... DE GEA “ALLA KARIUS”

Që në minutën e katërt, Portugalia është në avantazh. Spanja tenton të kundërpërg­jigjet në të 10- n me David Silvën, por luzitanët shpërdoroj­në në mënyrë të frikshme edhe 2- 0, dy herë, me Guedesh dhe Mutinjon, por pas këtij momenti, bëhet Spanja padrone e fushës. Mes minutave 23- 30, Spanja pushton korsinë e djathtë të luzitanëve me Iniestën dhe Iskon, por edhe Diego Kostën, me këtë të fundit që ka kohë edhe të tallet në zonë, përballë Fontes dhe Sedrikut, duke vallëzuar me Ditën e djeshme, pak orë para ndeshjes, Kristiano Ronaldo arriti marrëveshj­en me autoritete­t spanjolle, në lidhje me akuzat për evazion fiskal, ku binte dakord për të paguar një gjobë prej 18.8 milionë eurosh, për t’iu shmangur burgut. Por, vetëm pak orë pas lajmit të publikuar se Ronaldo nuk do bënte burg, ai bëri një paraqitje fantastike ndaj Spanjës, ku shënoi tre gola, një me penallti, një pas gafës së De Geas dhe një tjetër pas një perle nga goditja e dënimit. topin dhe lëshon të djathtën e pakapshme për 1- 1 në të 24ën. Skuadra e Lopeteguit, na falni, e Hierros, duket e pushtuar nga “Djalli”, sepse i shkon pranë edhe avantazhit, duke goditur traversën me Iskon, por kur Ronaldo duket nga anët e “Furive të kuqe”, atëherë goli është i siguruar. Në minutën e 44- t, Ramos nuk arrin të mbyllë siç duhet ndaj Guedeshit dhe topi i shndërruar në një asist për Kristianon godet me të majtën nga ky i fundit, por De Gea, ndoshta shumë i sigurt se do ta bllokonte, e sheh sferën t’i shpojë du- art dhe këmbët. “CR7” feston avantazhin, rekordin e të shënuarit në katër Botërorë të ndryshëm dhe golat e parë kundër Spanjës në karrierë. BËN GJITHÇKA AI Pjesa e dytë nis ngadalë, por është Spanja që shfrytëzon teknikën e saj në shpejtësi. Pas 10 minutave që kalojnë në mënyrë të mërzitshme, Portu- galia fle gjumë në mbrojtje dhe një top i gjatë në drejtim të shtyllës së dytë futet në qendër për Diego Kostën që shtyn në rrjetë, edhe pse Mutinjo më kot tenton ta ndalë. Morali: pas më pak se çerek ore lojë, Spanja jo vetëm bën 2- 2, por servir edhe përmbysjen, me një predhë me të majtën nga distanca të Naços, që përfundon në rrjetë me ndihmën e shtyllës në të 58- ën. Askush nuk kërkon t’i besojë, por edhe pse Fernando Santos tenton ta ringrejë në këmbë këtë ndeshje, duke hedhur në fushë Kuarezmën, Marion dhe Andre Silvën, e gjithë Portugalia do të mbahet te “kamerdarja” Ronaldo, i cili në të 88- ën fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe e ekzekuton atë në mënyrë magjike... Kristiano Ronaldo- Spanjë 3- 3.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania