Alibeaj: Rama i mori borxh emrin Idrizit për të kërcënuar opozitën
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Kryeministrin Rama se përmes njeriut që ka sponsorizuar për kompaninë e re ajrore, ka kërcënuar opozitën. Në një dalje për mediat, Alibeaj deklaroi se Kryeministri i mori emrin “borxh” Sinan Idrizit, për të lëshuar banalitete prej të forti në adresë të Partisë Demokratike. “Një farë Sinan Idrizi, që thotë se është biznesmen i madh, pa pasur ndonjë biznes që mund ta tregojë, i ka dhënë borxh Edi Ramës emrin e tij për të lëshuar banalitete prej të forti ne adresë të Partisë Demokratike. Neuroza e re, që bashkëpunëtorët ia njohin si ‘ Makthi i Babales’, i shfaqet Edi Ramës sa herë ai kapet nga opozita në afera gjigante korruptive, kriminale dhe klienteliste. Edi Rama përdori emrin e Sinan Idrizit për të bërë si i fortë, duke kërcënuar opozitën me gjyqe dhe burg. E vërteta është se kompania e Sinan Idrizit u krijua me një fond qesharak vetëm 9 ditë para vendimit të firmosur nga Edi Rama, që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbash-
DITË
përpara vendimit të firmosur nga Kryeministri, që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbashkët me qeverinë, ky i fundit krijoi kompaninë e tij me një fond qesharak, sipas PD- së kët me qeverinë, siç është biznesi multimilioner i kompanisë ajrore Air Albania”, tha Alibeaj. Nënkryetari i Grupit të PD- së i drejtoi disa pyetje Kryeministrit Rama lidhur me kompaninë e re ajrore, në të cilën do të investojë edhe shteti shqiptar. “Përpara se t’i marrë borxh emrin Sinan Idrizit për të kërcënuar me gjuhë banale opozitën, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve: Kush është Sinan Idrizi? Si vendosi të bëjë biznes me Idrizin? Me çfarë është marrë në të shkuarën Idrizi dhe prej nga burojnë paratë e tij? Sa para do të investojë shteti në Air Albania? A po investohen tek Air Albania dhe tek Aeroporti i Vlorës, para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të huaj? Profesioni si shkrues fletërrufesh do t’i shërbejë shumë shpejt, sepse do të vijë dita që Edi Rama, Sinanët dhe firaunët e tij, të përgjigjen para drejtësisë për çdo vendim korruptiv për të pasuruar veten e tij në dëm të interesit publik”, u shpreh Alibeaj.