Shitja e makinave, si do rimbursohet siguracioni
Ndryshojnë kushtet për shitjen e makinës. Çfarë do ndodhë me sigurimin e vjetër të automjetit dhe si do rimbursohen ata që shesin makinat
Nis aksioni për kontrollin e siguracionit të makinave. Bëhet fjalë për aksionin e koordinuar mes Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe kompanitë e sigurimit. Sipas shifrave të dhëna nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në vend qarkullojnë 100 mijë makina pa siguracion. Aktualisht, për 6 mijë makina targat iu janë dërguar për kontroll Policisë Rrugore. Në muajin qershor, do të nisë aksioni për kontrollin e makinave që qarkullojnë pa siguracion. Në total, rezultojnë 100 mijë makina që qarkullojnë në vend pa siguracion, ndërsa për 6 mijë prej tyre targa i është dërguar Policisë së Shtetit. Nisja e aksionit për kontrollin e makinave që qarkullojnë pa figuracion, më herët u lajmërua nga kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, në seancën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Kreu i AMF- së, foli edhe për shifrat e mjeteve që qarkullojnë pa siguracion. “Gjatë 2017- s kemi pasur komunikime të vazhdueshme me Ministrinë e Transporteve dhe Policinë e Shtetit për të marrë të dhëna edhe nga kompania që kolaudon makinat. Që nga muaji shtator 2017, çdo dy javë i nisim informacion Policisë së MIJE makina qarkullojnë pa siguracion, ndërkohë që drejtuesit e këtyre mjeteve kanë paguar taksën vjetore të qarkullimit. AMF i ka propozuar qeverisë marrëveshjen, që gjatë pagesës së taksës të jetë kusht edhe pagesa e siguracionit Shtetit për mjetet e transportit që nuk kanë sigurimin e detyrueshëm dhe ato mjete që nuk kanë rinovuar kontratën, 14 ditë pas përfundimit të tyre. Kjo ka dhënë dhe rezultatet e veta, pasi, po të shikojmë në vitin 2017, në qoftë se në Republikën e Shqipërisë numri i mjeteve të regjistruara është 535 mijë, numri i mjeteve që kanë paguar taksën është 447 mijë dhe numri i kontratave TPL- ve është rreth 431 mijë. 19.5 për qind janë mjetet e pasiguruara dhe 3.64 për qind janë mjetet që nuk kanë paguar taksën e qarkullimit”, u shpreh kreu i AMF- së.